Guvernatorit i bëjnë atentat me një... gomar

30 Shtator 2020, 20:15Lifestyle TEMA

Anëtarë të ISIS kanë përdorur një gomar të ngarkuar me eksplozivë për t’i zënë pritë një autokolone ku ishte edhe guvernatori nigerian, shkruan Daily Mail.

Rojet kuptuan kurthin që u ishte ngritur dhe qëlluan në drejtim të kafshës “kamikaze”, duke shpërthyer eksplozivin në një distancë të sigurt.

Për fat të mirë, asnjë nuk mbeti i lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa guvernatori Babagana Zulum u kthye në Maiduguri, nga ku ishte nisur.

Ndërsa eksplozivi shpërtheu, militantët e ISIS hapën zjarr mbi autokolonën, ku askush nuk u lëndua.

Ky është sulmi i dytë ndaj guvernatorit. Pak kohë më parë të paktën 30 persona mbetën të vrarë në një tentativë për të eliminuar guvernatorin, i cili arriti të mbijetonte.

Kryengritjet gati 10-vjeçare në veri të Nigerisë kanë vrarë rreth 36 mijë persona, ndërsa kanë detyruar mbi 2 milionë të tjerë të braktisin shtëpitë e tyre.

2 komente në “Guvernatorit i bëjnë atentat me një… gomar”

  1. Qifqi Varkari says:

    Hee..
    ..dhe thon pastaj qe gomeret jan budallenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje