'Nxori në pritë Azem Hajdarin', Klosi i përgjigjet Berishës: Absurditet! Vdekja e tij i interesonte Saliut, ai ndihmoi Haklajt të kryenin atentatin. Në Shkodër po organizohej kryengritje. Vrasja, pretekst

30 Shtator 2020, 08:14Politika TEMA

Absurditet që nuk ja vlen të merresh me deklarata të tilla i ka cilësuar Fatos Klosi akuzat e drejtpërdrejta të bëra nga ish kryeministri Sali Berisha një ditë më parë se ishte ai që nxori në pritë Azem Hajdarin, i cili u vra mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.

I ftuar në emisioni “Repolitix”, Fatos Klosi tha se Berisha ka 22 vite që bën deklarata të tilla, ndërsa shtoi se nëse kjo do të ishte e vertetë atëherë implikohet direkt Fatos Nano, pasi ishte kryeministri dhe se Klosi, vartësi  i tij si kreu i Shërbimit Sekret informativ.

“Në 22 vjet e kemi diskutuar kaq shumë këtë ngjarje sa s’ka mbetur gjë për të thënë. Më mirë do të ishte të mos reagoja fare. Habitem me median që merren me të dhe i kushtojnë kaq shumë rëndësi. Ky është problemi themelor që ai lejohet në media prej 22 vitesh të thotë ç’të dojë.

I persekutuar në këtë deklaratë që ka bërë Berisha, është Fatos Nano jo unë. Unë isha vartës i Nanos. Nëse unë kam marrë përsipër një gjë kaq të madhe që është praktikisht e pamundur ta bëjë shteti, por nëse ka ndodhur atë e ka bërë Fatos Nano jo unë, se si ishte kreu i  shtetit”, tha Klosi.

Se kujt i intereson vrasja e Azem Hajdarit, Fatos Klosi drejtoi gishtin nga Berisha për shkak të përplasjeve të brendshme që kishte me Azemin. Klosi rendi disa fakte kur tha se Shkodra e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si pretekst për të bërë kryengritje dhe sjellë armatime në Tiranë, armatim i cili u fut brenda PD që të përdoren për rrëzimin e qeverisë.

“Problemi është shumë i qartë kush përfitoi nga kjo ngjarje dhe kush e shfrytëzoi më shumë këtë ngjarje. Qeveria nuk përfitoi se një javë më pas kryeministri dha dorëheqjen. Është absurde që qeveria t’ia bëjë vetës këtë që të krijojë incidente për të dhënë dorëheqjen dhe nga kjo ngjarje iku Kryeministri….

Në komisionin parlamentar, Berisha tha që ishte Skënder Gjinushi. U përgjigj ai. Më pas tha Rexhep Mejdani që të zgjidhej sërish President. Unë kam menduar që u ka interesuar atyre që kanë pasur diçka. Ka nisur si hakmarrje. U interesonte dhe atyre që kanë pasur përplasje. Si Berisha…

Në debatin që patëm bashkë se Berisha ka gisht. Ne kishim informacione që në Shkodër po bëhej kryengritje.

Për këtë kishim shumë informacione dhe këtë kishim lajmëruar policinë. Problemi ishte se si do niste. Të parat ishin për shkak të disa incidente. Kjo ishte një kryengritje që parashikohej të vinte në Tiranë.

Këtë e kishim të konfirmuar. Vrasja e Azem Hajdarit u përdor si pretekst. Erdhën njerëzit me armatime. Ky armatim u fut brenda PD-së, e drejtonte PD-ja. Qëllimi ishte të rrëzonte qeverinë”, tha Klosi.

Sipas Klosit nga vdekja e Azem Hajdarit përfitoi vetëm Berisha që për atentatin ndaj tij ndihmoi edhe Haklajt.

“Unë e kam menduar që gjithmonë se i ka interesuar atyre që kanë pasur armiqësi me Hajdarin, është nisur si hakmarrje, por nuk ishte e kollajshme. I interesonte dhe atyre që kishin përplasje me Hajdarin dhe e kishin problem. Përveç hakmarrjes këtu ka ndihmë edhe nga të tjerë. Kush ishin të tjerët? Berisha vetë”, tha Klosi.

Në lidhje me deklaratë se ai ka qenë në Himarë, Klosi tha se ishte në Maqedoni dhe jo për të ndërmjetësuar rrëzimin e qeverisë Nano siç thotë Berisha, por për të takuar të birin që jetonte në Sofje dhe kishte ardhur në Ohër për t’u takuar pas disa vitesh. Sipas Klosit ishte pa logjikë që qeveria të organizonte një skemë të tillë vrasje që do të çonte në rrëzimin e saj, një javë pas vrasjes së Azemit.

“Unë nuk ka shkuar në Himarë, s’kisha as kohë dhe as arsye pse të shkoja, unë kam qenë në Ohër  në Maqedoni në 12 shtator që në mëngjes. Isha atje për të takuar tim biri që jetonte në Sofje dhe kishte ardhur që andej për të më takuar mua. Ishte një takim pas shumë vitesh. Kur u ktheva shkova në zyrë direke dhe mora veshja çfarë ndodhi.

Ky thotë se kam vajtur në Maqedoni që të negocioj largimin e Nanos në datë 14. Kjo do të thotë se paska qenë shumë e organizuar, por në fakt është një absurditet që thotë Berisha. Nuk di nga i nxjerr. Kjo implikon Nanon se ai më paska dërguar mua në Maqedoni që të negocioj, paska qenë një plan shumë i madh”, tha Klosi.

2 komente në “‘Nxori në pritë Azem Hajdarin’, Klosi i përgjigjet Berishës: Absurditet! Vdekja e tij i interesonte Saliut, ai ndihmoi Haklajt të kryenin atentatin. Në Shkodër po organizohej kryengritje. Vrasja, pretekst”

  1. goni says:

    O Klos, Azemi u vra nga ju . Pune Farku dhe UCK-se kush dominonte pasluften :Ju dhe UCK apo Fark dhe e djathta shqiptare.

  2. klajdi says:

    Ku flet dhe plikset ky…ka pune te thella e te pista. Ky eshte qe po ti heqesh kapakun qelbet Shqiperia,palo burre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje