Ilir Rusmali, ish-zv.kryeministër, ministër i Drejtësisë dhe ekspert për reformën zgjedhore është njëri nga kandidatët për trupën e KQZ-së së re.
Ai doli sot përpara komisionit të posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të rinj, ku nuk munguan edhe “ngacmimet” nga socialistët.
Deputeti socialist Adnor Shameti e pyeti nëse ndihet në konflikt interesi dhe a është çliruar nga dashuritë e vjetra politike, referuar PD-së.
“Kam marrë distancën nga angazhimi im politik. Unë mund të them se për cilën parti votoj por nëse e konsideroni se sekreti i votës nuk meriton të nëpërkëmbet unë e le atë.
Nëse e imagjinoj veten komisioner shtetëror nuk do të thotë që nuk do të lexoj gazeta apo konferenca, do të ishte standard jo i keq nëse vendosej që votimi si shtetas ti rrihej larg.
Komisioneri duke qenë se menaxhon procesin, nuk mund të votojë. Jam votues i rregullt, unë nuk kam qenë vendimmarrës në procesin e diskutimeve të këshillit politik” tha ai.
Anëtarët shprehën konsideratë për figurën e tij, ndërsa Myslim Murrizi deklaroi votën e tij pro për kryekomisioner.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e KQZ-së së re nisi pasditen e djeshme me seancat dëgjimore me 53 kandidatët e kualifikuar.
KQZ-ja e re do të ketë 3 nivele dhe 12 anëtarë. Seancat dëgjimore u zhvilluan dje dhe po vijojnë pasditen e sotme.
Pra ky na qenka kriteri. Te mos jesh me PD. Qe Rusmajli eshte nje hajdut me cizme, vari trapin. Bir Selman i nenes, ke te qaj me pare.
Distancim nga saliu dhe sigurimi i shtetit Na kenaqet dhe ju rilindas leshi po hiqni dore nga kqendror dhe byroja ppsh. Dr ??.
Mos besoni gjarperinjte asnjehere. Prova ka qene e rende dhe ka 30 vjet qe ne gjakun ka urrejtje te brendeshme. Nuk e kishin shkruar kot ate copzen dikur qe fshatari gjeti nje gjarper te ngrire akull nga ngrica dhe e çoi prane zjarrit per ta shpetuar; ai pasi u ngrohe mire, u rrotullua dhe e kafshoi per vdekje fshatarin duke i tha se tani eshte radha ime., Provojeni dhe nje here dhe do shikoni se sa i sakte ka qene tregimi. Por po talleni me jeten e njerzeve.