Enkelejd Alibeaj është shprehur se “afrimi i datës së zgjedhjeve ka shtuar përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të manipuluar vullnetin e qytetarëve”, duke iu referuar gjetjeve të një emisioni investigativ.
Sipas Alibeajt janë transmetuar “prova të pakundërshtueshme, dëshmi qytetarësh se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin e tyre, pa kërkesën e vetë qytetarëve”.
“Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për gjendjen civile, është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe e të drejtës për të votuar.
Përgjegjës direkt për veprime konkrete janë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj dhe çdo nëpunës që ata kanë urdhëruar të shkelin ligjin dhe të përfshihen në këtë operacion manipulimi.
Familje të tëra, të cilat për shumë vjet kanë qenë të regjistruar në një vend të caktuar, zhvendosen në njësi administrative të tjera apo, siç tregojnë dëshmitë, deri edhe në qytete të tjera.
Madje pjesëtarë të së njëjtës familje, të të njëtit trung familjar, shpërndahen duke i vendosur në qytete të ndryshme, të largëta nga njëri-tjetri, pa kurrfarë shkaku apo arsye”, tha Alibeaj.
“Zhvendosja masive e gjendjes civile, shpërndarja e anëtarëve të së njëjtës familje në zyra të gjendjes civile të qyteteve të ndryshme, është një makinacion për t’u pamundësuar këtyre qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.
Duke marrë për bazë listat e atyre që votuan në 2019-n, manipulimi i Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt synon që ata qytetarë që nuk votuan në 2019-n dhe refuzuan farsën e 2019-s, të dekurajohen, t’u vështirësohet e derisa t’iu pamundësohet e drejta e votimit në zgjedhjet e afërta.
Plani i dëshpëruar i Edi Ramës për të ndryshuar fitoren e Partisë Demokratike dhe të qytetarëve në zgjedhje ka 5 drejtime kryesore: Po ndryshon në mënyrë të njëanshme rregullat e garës elektorale, duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor; shpërndau formularët tek administrata për t’u marrë kujt të mundet kartat e identitetit; po manipulon listat e votuesve, duke zhvendosur qytetarët në mënyrë arbitrate, pa kërkesën e tyre; po merr në punë mijëra persona me kontratë të përkohshme; po kërkon ndihmën e bandave dhe trafikantëve të drogës”, shtoi Alibeaj.
Te bombardosh elektoratin 7 muaj para dites se zgjedhjeve me deklarata sipas te cilave zgjedhjet jane te humbura pasi mazhoranca do ti vjedhe ato, eshte si ti thuash elektoratit qe mos dil ne votime se jemi te humbur. Me sa duket PD po pergatit alibine e humbjes.
Po vazhdojnë marshimin e frikës dhe të gënjeshtrave, debilët e PD-s Ky Alibeaj nuk do ta shikoj dot më të hapur derën e parlamentit. E sigurtë kjo.
Ore byth qire o fytyre e urryer ju e keni ië vulosur humjen dhe filluat 7 muaj para keshtu e ashtu po komisioni i perbashket per ligjin e zgjedhjeve çfar bejne apo dhe ato i ka korruptuar Edi Eama por ti je nje lopçar i ndyre dhe rrin duke i lepire bythen salehit se kujto se do te fitoni dhe te kapesh ndonje kocke po harrojeni sa te jete Edi Rama kryetar i PS ju nuk fitoni kurre!
A ke mundesi ,zoti Allajbeu, te tregosh eksperiencen e parise tende Pd se si mbushi Kuksin me Kosovar, si i mbushet garazhet e deri kasollet ebarinjeve ne male per te rritur votur=esit tuaj ,duke votuar ate dite si ne vendein e tyre dhe ne vend banimin e ri,,, besij se duhet te kene qebe zgjedhjet e vitit 2009.