PD publikon listën e kandidatëve për deputetë: Ja emrat që votohen të enjten në qarkun e Lezhës

30 Shtator 2020, 10:54Politika TEMA

Partia Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve, të cilët do të votohen të enjten në qarkun e Lezhës.

Sipas PD, pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.

Si behet votimi

Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit dhe sot po votohet në Shkodër. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

“Demokratët e Qarkut të Lezhës do të votojnë të enjten për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Më poshtë emrat sipas degëve të Qarkut Lezhë në procesin që është vlerësuar si në ndër risitë më pozitive në jetën politike të vendit”, thuhet në njoftimin e PD.

Dega Lezhë, Qarku Lezhë

Dega Mirditë:

Dega Kurbin:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje