Vrasja e Azem Hajdarit, avokati: Ja pse erdhi në Tiranë Fatmir Haklaj, misteri i kasetës për Berishën dhe roli i mbesës së tij

30 Shtator 2020, 09:48Politika TEMA

I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiraj u shpreh se mbrëmjen e vrasjes së Azem Hajdarit, Fatmir Haklaj ka ardhur në Tiranë për të marrë një kasetë.

Sipas tij, kaseta e cila përmbante regjistrimin e Sali Berishës kur kërkonte ‘gjallë apo vdekur në Tiranë’ personin që i prishi mitingun në Tropojë, mbahej nga dy militantë të PD-së.

“Fatmir Haklaj erdhi vetëm që të merrte kasetën kur Berisha kërkoi atë që prishi mitingun në Tropojë. Këtë e kishin dy militantë të PD-së.

Ku ishte Azem Hajdari. Ishte në miting në Fier, shkoi në Lushnje dhe me kë firmosi marrëveshje.

Njerëzit që e kanë shoqëruar e pohojnë që e ka marrë 5 herë Saliu në Lushnje. Do vazhdosh më tej.

Duhet shkuar te lokali i Guximit që ishte tek PD. Mbesa e Berishës ishte aty po a nuk i njihte kjo. Është me prova të tjera, dhe deklarata e Izet Haxhisë.

Me tëra këto që thashë.

Çështja nuk është thjeshtë juridike ndaj u fshehën provat. U servirën në një mënyrë të tillë për t’i shërbyer Berishës. Atë që donte e mori” – tha Beqiraj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje