Ish anëtarja e kryesisë: PD s’del parti e parë në zgjedhje, Basha të heqë dorë nga posti i kryeministrit! Ja ku ka gabuar Berisha

30 Shtator 2020, 09:28Politika TEMA

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati, tha se pjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet paralamentare të 25 prillit është një lajm i mirë.

Ajo deklaroi se ajo që është kontradiktore dhe qesharake në qëndrimin e Lulzim Bashës, është që nga njëra anë thotë se do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do t’i fitojë, por nga ana tjetër thotë se ato do të blihen me paratë e drogës.

Sipas saj, opozita e ka të vështirë të marrë një rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Arrin opozita zyrtare ta përfshijë këtë fron dhe ta përkthejë në votë kundër Ramës. Unë besoj se një gjë e tillë nuk do të arrihet as në zgjedhjet e ardhshme.

Unë nuk besoj se PD del parti e parë në zgjedhje”, deklaroi ajo në emisionin “Tempora”, në Rtv Ora, ndërsa tregoi edhe gabim e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nëse do të flasim për faj të Berishës, mund të themi se është zgjedhja e Bashës në kreu të PD-së. Unë kam dashur që Basha të vinte në krye të PD, por Basha i zhgënjeu të gjitha pritshmëritë. Dhe në demokraci, kur zhgënjen, duhet të largohet”, theksoi Bushati.

Më tej, ajo dha edhe një këshillë për kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

“Unë nuk mendoj se do të ishte efektive heqja e Bashës nga kreu i PD-së 7 muaj para zgjedhjeve, por unë mendoj se fronti opozitar është shumë më i gjerë se opozita zyrtare dhe kërkon që për rrëzimin e Ramës, një figurë për kryeministër që e përfaqëson frontin opozitar, është do të isha për këtë zgjidhja.

Të heqë dorë nga kandidatura për kryeministër dhe të gjendet një figurë që kënaq gjithë faktorët opozitarë në shoqëri në mënyrë që të rrëzohet Rama”, nënvizoi Bushati.

4 komente në “Ish anëtarja e kryesisë: PD s’del parti e parë në zgjedhje, Basha të heqë dorë nga posti i kryeministrit! Ja ku ka gabuar Berisha”

  1. Vega says:

    Jorida Tabaku, gjitheperfshirese.
    Figura me perfaqesuese e te gjithe frontit opozitar.

  2. asd says:

    Endira Bushati ka te drejte. Ky eshte edhe mendimi im.

  3. Arbeni says:

    ç’jane keto budallalleqe mor jahu !!!!!
    Ku gaboi Sali Berisha ??? Ai do arrestohet sa me pare nga drejtesia brenda 2020 kurse ju po boni pazare si te fitoj PP ?.
    Ajo parti ka merdhif sepse pikerisht eshte e kryesuar nga vrases si Sali Berisha e Lulzim 21 janari kurse gazetarucet servile alla shqipetarçe dun me na i bo kryeministra!!!! A jeni ne vehte apo jo ?

  4. Pensionisti says:

    “Basha nuk eshte kryetari i duhur i PD”, “Basha nuk duhet hequr nga kryetarlleku”; tamam qendrim prej trimi te “çartun”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje