Është shoqëruar me debate të forta dhe replika diskutimi në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, ku përballë Dorjan Telitit të PD ishin analistët Shpëtim Nazarko dhe Fatos Çoçoli.
Shkak për debatin e fortë është bërë programi i PD për rimëkëmbjen ekonomike, ku ndërsa Teliti po fliste me shifra, ka ndërhyrë Nazarko, duke i thënë se nuk ka birë nëne që t’i kuptojë shifrat e tij.
Debati:
Teliti: Rama ka autorizuar veten e tij dhe qeverinë e tij të shpenzojë 4.5 miliardë euro. Ne po i themi që një pjesë të mirë të kësaj shume ta vërë në dispozicion të bizneseve të vogla, pensionistët dhe njerëzve që kanë humbur vendet e punës.
Çoçoli: Ju e keni parasysh sa është sot numri i bizneseve të vogla të regjistruara? Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, e dini sa shkon vlera për pagesën për këto biznese? Rreth 100 milionë euro.
Teliti: Këto llogari kemi bërë dhe ne në PD. Ne kërkojmë që bonusi të mos jetë vetëm për mjekët dhe infermierët që punojnë te spitalet Covid, por për të gjithë mjekët në Shqipëri, sepse të gjithë janë të rrezikuar. Ne i kemi propozuar qeverisë që t’i japë çdo muaj, në gjashtë muajt e ardhshëm, 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët.
Nazarko: Në televizor duhet të kujdesesh kur flet për shifra, sepse ajo gjyshja nuk kupton asgjë. Nuk ka bir nëne që e kupton. Kur s’e kuptoj unë që e di matematikën më mirë se ti, si mund ta kuptojë një popull i tërë. Nga kjo që thoni jo më del që Rama është budalla i madh.
Unë jam më i vjetër se ju në moshë. A mund të ma shpjegojë ndonjë se si Tirana e Enver Hoxhës me 2 milionë banorë, merrte ujë 6 orë në ditë, dhe tani kur në Tiranë janë 1 milion banore dhe nuk kanë ujë. Pse?
Sepse është bërë një batërdi e madhe, ku ka vetëm një rrugë, të hidhet në erë Tirana. Koncepti juaj është i shtrembër deri në infinit. Po të isha unë politikan do merrja, do varja gjithë klasën politike. Ju jeni shkaktarët.
po te ishe prokuror mund te kerkoje denim me varrje per te gjithe, pastaj te beheshe edhe gjykates dhe te jepje vendimin final! Ke rjedhur o Nazarko, mos u bej dhe ti si Sali Berisha qe megjithse ka rjedhur vazhdon e flet ne publik. Mblidhu ne shtepi, rri me shoqeri, haj dhe pi ato qe te pelqejne dhe ndonjehere po pate takat….. puno nga pak, dhe kaq! Boll jane per moshen tende.