Shqipëria e treta më e shtrenjtë në Europë për çmimet e apartamenteve. Të blesh shtëpi në Tiranë, "mision i pamundur"

30 Shtator 2020, 09:06Politika TEMA

Të blesh një pronë në Shqipëri, sidomos në Tiranë do të jetë më e vështirë në vitin 2020.

Shqipëria renditet e treta më e shtrenjtë në Europë, pas Serbisë dhe Republikës Çeke në Indeksin e Çmimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2020. Të dhënat janë publikuar nga Numbeo, i cili është portali më i madh i të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetesës.

Treguesi kryesor është raporti i çmimit të shtëpive me të ardhurat e individëve, i cili bën matjen e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti dhe shprehet në vite të ardhurash. Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet.

Sa më u ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë individët e një shteti për të blerë një shtëpi. Zakonisht kjo matet si një raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me mesataren e të ardhurave të disponueshme të familjeve.

Shqipëria renditet e treta nga vendet më të papërballueshme të Europës, me një indeks prej 14.8, çka nënkupton që një familjeje i duhen gati 15 vjet të ardhura për të blerë një shtëpi. Serbia e ka indeksin 17.9 dhe Republika Çeke 16.4 vite.

Dy vite më parë, në 2018-n, Shqipëria renditej e 6 në Europë si më e shtrenjta, ndërsa kapërceu shpejt në vend të tretë. Edhe në krahasim me një vit më parë, raporti çmim / të ardhura ka shënuar rritje, duke e bërë kështu blerjen për 2020 më pak të përballueshme.

Krahasuar me vendet e rajonit, pas tyre renditet Mali i Zi (13.8), ndjekur nga Maqedonia e Veriut (12.4), Bosnjë dhe Hercegovina (12.1).

Me sa duket, Kosova është më e lira në Ballkanin Perëndimor për të blerë një shtëpi, ku raporti çmim / të ardhura të disponueshme është 11.

Ndonëse në vlerë absolute, çmimet e apartamenteve në Itali mund të jenë më të shtrenjta, familjeve që banojnë në shtetin përtej detit u duhen më pak vite të ardhura se atyre shqiptare për të blerë një shtëpi, konkretisht më pak se 10. Edhe në Francë, në krahasim relativ me të ardhurat, çmimet janë më të larta sesa në Shqipëri (14). Në të gjithë Europën, shtëpitë janë më të përballueshme në Austri (10.8), Spanjë (9.5), Gjermani (9.3), Suedi (8.9), Norvegji (8.7).

Apartamentet në kryeqytet kanë arritur 4 mijë euro për metër katror

Sipas informacionit të Colliers International, në kryeqytetin shqiptar, çmimet e apartamenteve variojnë nga 600 në 4 mijë euro për metër katror. Më i shtrenjti në rajon është Beogradi, me apartamente që arrijnë deri në 5,500 EUR/ për apartamente të cilësisë së lartë, kryesisht shumë pak në numër dhe në projekte me zhvillues të huaj.

Stela Dhami, drejtore menaxhuese e Colliers International në Shqipëri pohon se: “në një analizë të thjeshtë të tregut mund të thuhet se në Shqipëri ka një diferencë të madhe midis çmimeve më të ulëta dhe atyre më të larta. Çmimet në Shqipëri janë të ulëta në vendndodhje periferike me mungese infrastrukture publike dhe me akses të vështirë të transportit publik.

Ndërsa çmimet më të larta në godina të qendrës së kryeqytetit janë të krahasueshme me vende si Beogradi e Ljubjana qe përfaqësojnë ekonomi shumë herë më të zhvilluara se te tonat dhe me të ardhura më të larta për frymë. Për të theksuar është se çmimet e larta në kryeqytetet e Ballkanit arrihen për projekte të veçanta dhe te pakta të cilat ofrojnë shumë hapësira të tjera të përbashkëta në të mirë të komunitetit dhe administrim profesional të godines dhe janë kryesisht të zhvilluara nga zhvillues te huaj rezidenciale me shumë eksperience në ndërtimin dhe administrimin e këtyre pronave.

Në Shqipëri krahu i lartë i çmimeve u përket kryesisht projekteve të reja në proces zhvillimi e sipër në qendër të kryeqytetit dhe realizimi me sukses i tyre do te varet nga shitja duke pasur parasysh faktorë si tkurrja e popullsisë për shkak të emigracionit të theksuar vitet e fundit, pasojave të COVID që shkaktoi humbje të 50,000 vendeve të punës dhe një shtresë të mesme të lartë që e ka të vështirë ti përballojë të tilla shpenzime. Pra Shqipëria ka një boshllëk të stokut për një shtresë të mesme të punësuar të cilët synojnë dhe përballojnë shpenzime mesatare për banesa deri në 1,000 EUR/m2”.

Sipas Numbeo, për Tiranën, indeksi i përballueshmërisë është 17.1, duke e bërë kryeqytetin shqiptar më të shtrenjtë në raport me të ardhurat sesa qytete të tilla si Roma (16.5), Firence (14.8), Stokholmi (14.7), Vjena (13.7), Barcelona (13.2), Lubjana (13.2), Shkupi (13.5).

Shqiptarët mund të kursejnë vetëm 2000 euro në vit, një apartament brenda Unazës 1200 euro/ metri

E ndërsa një familje shqiptare mund të kursejë mesatarisht vetëm 2000 euro në vit, çmimet e apartamenteve në kryeqytet shpesh herë kalojnë këtë çmim për metër në katror. Në ndërtimet që pritet të përfundojnë në vazhdim, çmimet arrijnë deri në 4000 euro për metër në katror, ndërsa brenda Unazës së Tiranës nuk mund të gjesh apartament më të lirë se 1200 euro për metër në katror, madje edhe në ndërtimet ekzistuese.

Një familje me të ardhura mesatare në Shqipëri nuk mund të kursejë më shumë se 2,000 euro në vit. Sipas Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës në Shqipëri, të ardhurat mesatare mujore për individ në Shqipëri në vitin 2018 ishin 26,144 lekë.

Një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga 3.7 anëtarë, çka do të thotë se të ardhurat mesatare mujore për një familje janë 96,736 lekë. Kurse shpenzimet mujore të një familje në vend, ku përfshihen shpenzimet për ushqim, veshmbathje, arsim, argëtim, banesë dhe shëndet, janë 75,935 lekë sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve.

12 komente në “Shqipëria e treta më e shtrenjtë në Europë për çmimet e apartamenteve. Të blesh shtëpi në Tiranë, “mision i pamundur””

  1. Nino says:

    Ju qi*sha tiranen e keni bere sikur eshte londer?
    Shtet kurve vetem pastrim leku

  2. Ca thu me says:

    1 familje 3.7 anetare dmth burre grua + 1.7 kalamaj qe spunojne/shkolle o debil/e. Keshtu qe sjane 90.000 leke. Jane 52.000 -75.000 = – 23.000 leke

  3. K says:

    Po të punoni me ndershmëri ,nuk do bleni kurrë shtëpi. Po të shisni ndonjë trajse drogë , Po .

  4. sapa says:

    Cilet idjote blejne shtepi ne tirane ose shqiperi?edhe te ma falin nuk jetoj ne vendin e krimineleve ku sgje nuk funsjonon.Sigurisht qe te korruptuarit dhe hajdutet e cdo lloji jetojne me kenaqesi se rrjepin te ndershmit qe kane mbetur ne shqiperi!

  5. Outspoken says:

    Eshte Budallik te Blesh shtepi ne Tirane apo ne Shqiperi
    Aty Nuk Funksjonon Asgje !!! Ska Spitale, ska uje, ska ushqime te kontrolluara, ska pasterti, Ka Korrupsion,
    Ka injorance, Ujrat e zeza Lana kalojne ne mes te Tiranes dhe vjen era qelb, te meret fryma nga tymi I makinave,
    Cmimet e Ushqimeve dhe ilaceve Jane me shtrenjte se ne Angli apo Evrope,
    Dhe nje rremuje e pisllik sikur eshte kabul ,
    Edhe me Doktoret me injorante dhe Maskarenj ne Bote !
    PisMilet !!!!!
    Me €100mije euro me mire blej nje shtepi ne Greqi apo itali ku ka SHTET dhe Drejtesi !!!

  6. Outspoken says:

    Eshte Budallik te Blesh shtepi ne Tirane apo ne ate Hale Shqiperi !!!
    Aty Nuk Funksjonon Asgje !!! Ska Spitale, ska uje, ska ushqime te kontrolluara, ska pasterti, Ka Korrupsion,
    Ka injorance, Ujrat e zeza Lana kalojne ne mes te Tiranes dhe vjen era qelb, te meret fryma nga tymi I makinave,
    Cmimet e Ushqimeve dhe ilaceve Jane me shtrenjte se ne Angli apo Evrope,
    Dhe nje rremuje e pisllik sikur eshte kabul ,
    Edhe me Doktoret me injorante dhe Maskarenj ne Bote !
    PisMilet !!!!!
    Me €100mije euro me mire blej nje shtepi ne Greqi apo itali ku ka SHTET dhe Drejtesi !!!

  7. ?????? says:

    kush blen shtepi aty mor aman se na hapet barkun ..Shqiperia ka sherbime si ne afrike edhe pakistan afganistan,ate ven e hudheqin te pa aftet edhe maskarenjt PS PD LSI te mbytur ne korrupsion edhe pa aftesi

  8. ?????? says:

    cdo gje ne shqiperi eshte fallco Ushqimet katastrofe made india ilacet made paistan … me plehrat po mbysim kroacin edhe malin e zi ..spitalet o ZOT katastrofe ,,spitalet privare i rjepen SHqiptaret e shkrete pupupuuuppu tmerr ba nji vizit ke Amerikai Amerikan emrin se aty eshte e arabeve mysliman 500 mije lek vizita kot pa ilace due rjepur popullin ppupupupup shteti jon eshte i ngordhur skandal

  9. beni says:

    Ku ka Droge e trafikante cmimet gjithnje ngrihen e spyet njeri per popullin!

  10. Outspoken says:

    Ahhhhhh sikur Nigeria ta Pushtonte Shqiperine atehere
    Gjerat do ishin shume me mire ?

  11. leko says:

    Kjo eshte e vertete por : SI KA MUNDESI QE VENDI ME I VARFER NE EVROPE ( dhe kjo eshte e vertete) TE KETE FUQI BLERESE KAQ TE LARTE…..?????!!!
    Kjo te habit, shepi te shtrenjta, makina luksoze, veshje firmato, celulare te shtrenjte, lokalet plot, o Zot si ka mundesi…..!!!

  12. North London says:

    Hajde komente Hajde na e Nxite shqiprine une kam jetu mbi 20 vjet ne angli dhe jam 2 vjet ne tirane Po pate ekonomi ktu jeton mire ka natyre dhe klime ushqimin mundesh ta gjesh te fresket normal se ka probleme po edhe jasht nuk ja vlen te iki jeta se ngele ne trafik ushqime te frigoriferit dhe nje muhabet pune gjume park ku dhjesin qent shoping si dele kaq per shqipria ka vend te bekuar vetem politika e prish se po te ken rroga te mira nuk iken njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje