"Ish kryeministri të merret zvarrë për të dëshmuar"! Berisha i përgjigjet Fatos Klosit, tregon pengun që i ka mbetur nga vrasja e Azem Hajdarit

30 Shtator 2020, 09:53Politika TEMA

Ish-kryeministri ka reaguar pas deklaratës së ish-kreut të SHISH Fatos Klosi, se Sali Berisha duhet të merret edhe zvarrë për të dëshmuar në gjykatë për vrasjen e Azem Hajdarit.

Berisha tha se pengu i tij i vetëm është që nuk janë zbuluar personat që urdhëruan vrasjen e Hajdarit.

Ai ngriti akuzat se Klosi është një nga pjesëmarrësit në ekzekutimin e ish-dhjetoristit, ndërsa pretendon se kryeministri Edi Rama po përpiqet të hakmerret për ato që Azem Hajdari i ka bërë etërve të tij.

“Pengu i vetëm që kam se ata të cilët e urdhëruan vrasjen e shekullit, ata mbeten pa zbuluar, kurse vrasësit dhe ekzekutorët e projektit të hakmarrjes primitive të Azem Hajdarit, ata kanë marrë dënimin në dijeninë time nga gjykata. Të sigurt të jeni ju se një nga pjesëmarrësit është Fatos Klosi.

Ai akt, mjafton të lexosh deklaratat e tij dhe të kuptosh se ai ka qenë organizator, në vrasje. Problemi është këtu se këta ekzekutuan një pjesë të mirë të atyre që morën pjesë në ekzekutim.

Kjo që ndodh është thjeshtë një përpjekje e Edi Ramës, për tu hakmarrë, për të ekzekutuar për së dyti Azem Hajdarin, si akt hakmarje për atë që ai i bëri etërve të Edi Ramës por edhe Ramës.

Është thjeshtë një akt për të shpërblyer vrasësit e Azem Hajdarit që jetojnë në burg dhe jashtë burgut”, deklaroi Berisha.

2 komente në ““Ish kryeministri të merret zvarrë për të dëshmuar”! Berisha i përgjigjet Fatos Klosit, tregon pengun që i ka mbetur nga vrasja e Azem Hajdarit”

  1. shoku izeni e argites says:

    Pjerdhe pjerdhe o kriminel, cfare pune ka edi rama per vrasjen e bandit
    azem, ti duket se je i frikesuaf deri ne vrim te pidhit te liris se po
    flet perqart, litari po te afrohet ndaj je terbuar

  2. Prof Dr.Kalec Dega says:

    Po ti degjoni me kujdes, ia nxjerrin sekretet pak nga pak njeri -tjetrit por jo ato me te rendesishmet…dhe kjo si kercenim , paralajmerim dhe “besnikeri” ne fund te fundit ndaj llojit te vet….
    =
    Ju kujtohet Meta ..kur kercenonte Berishen…Berisha kur kercenonte Ramen…
    =
    Keta bandite kane shume sekrete te njeri tjetrit se nje kohe me pare pislliqet i benin bashke deri sa prisheshin per pazare…
    =
    Keto mostra te mafjes hqiptare ose Celula te PPSH jane shume te rrezikshem dhe vazhdimesi e sigurimit famekeq shqiptar qe akoma eshte ne fuqi ne “demokraci”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje