Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur mbrëmjen e sotme lidhur me mënyrën se si po e drejton Lulzim Basha Partinë Demokratike dhe nëse ka pakënaqësi ndaj tij.
Berisha nuk preferoi të flasë për marrëdhëniet e tij me Bashën, por deklaroi se aktualisht opozita ka më shumë mbështetje se qeveria.
Ai tha në emisionin “Tempora” në Ora News se qeveria po kopjon opozitën dhe se kryeministër do të bëhet kryetari i partisë më të madhe opozitare.
“Ajo çka mund të them unë, raportet e mbështetjes tek qytetarët shqiptarë janë pakrahasimisht më të larta për opozitën sesa për qeverinë.
E dyta, e vërteta është se nëqoftëse ju e ndiqni me vëmendje skemën politike, për herë të parë besimin jetës politike ia jep Lulzim Basha dhe opozita dhe jo Edi Rama, i cili është katandisur ashtu siç e meriton një njeri i përçmuar masivisht nga shqiptarët.
Nëqoftëse në kushtet e zakonshme iniciativa është në dorë të qeverisë, tani kemi të bëjmë me një qeveri që kopjon, që bën papagallin e opozitës, për të mos thënë largimi i tij nga Durrësi ishte kapitullimi i plotë.
Është një klimë krejtësisht tjetër, se kush do jetë kryeministri e caktojnë shqiptarët, ai që del parti e parë bëhet kryeministri dhe partia e parë opozitare dihet kush është”, theksoi Berisha.
Permes kesaj deklarate, Berisha ka treguar skepticizmin e tij per ngjitjen e Bashes ne postin e kryeministrit, per vete faktin se qe nga zgjedhjet e 22 marsit te vitit 1992, PD nuk ka dale asnjehere parti e pare ne zgjedhje!
Do ta shohesh Edi Ramen mor hunderr se sa i braktisur eshte me 2021 kur te mare mbi 84 mandate dhe domta shohesh dhe Nafije dybekun e leshitlikes kur te kape 0.01% pra te dale perfundimishte nga skena politike femra me e urryer e planetit per shqiptaret.
Akoma do e perdorni berishen per te ndaluar ardhjen e Dibres ne krye te vendit per ti kthyer nderin,mireqenien e buzeqeshjen shqiptareve? Ngritja e dibres ne radhen e vet ne krye te vendit Eshte nje e Mire Publike e Kombetare e Bekim.Zoti I ndihmofte e bekofte shqiptaret,kudo Ku Jane …