VIDEO/ Meta me Budinën kthejnë Presidencën në estradë: “Profeti i Kokoshkave” godet dhunën e pushtetit, frymëzuar nga kauza e Teatrit

30 Shtator 2020, 10:15Politika TEMA

Mbrëmjen e shkuar, në Presidencë është bërë një shfaqje nga ana e regjisorit Edmond Budina.

Duke e kthyer institucionin me te larte te shtetit zyrtarisht ne estrade!

Sipas presidentit, “Profeti i Kokoshkave” është një shfaqje kundër dhunës në përgjithësi dhe “dhunës së pushtetit në veçanti, e frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje evropiane”.

Sipas tij, kjo shfaqje e jashtëzakonshme e monodramës, lindi si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit Kombëtar.

Postimi i plote:

Një mbrëmje artistike e paharruar dje në Presidencë, ku patëm kënaqësinë e veçantë të ndiqnim premierën e monodramës satirike “Profeti i Kokoshkave” të artistit tonë të shquar dhe regjisorit të mirënjohur, Edmond Budina.

Shumë i lumtur që kjo shfaqje e jashtëzakonshme teatrale, e lindur si shenjë proteste kundër shkatërrimit brutal dhe kriminal të Teatrit Kombëtar, mblodhi me dhjetëra artistë, profesorë, diplomatë, politikanë e gazetarë që gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura në këtë institucion, kështjellë të pamposhtur të lirisë, të drejtave të njeriut e demokracisë, por edhe të mbrojtjes së artit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.

“Profeti i Kokoshkave” është një shfaqje kundër dhunës në përgjithësi dhe dhunës së pushtetit në veçanti, e frymëzuar nga protesta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje europiane.

Bashkëndaj plotësisht të njëjtin qëndrim me artistin tonë të mirënjohur Edmond Budina se:

“Magjia e teatrit, qëndron edhe në atë, që gjithkush gjen shëmbëlltyrën e x-deliranti, pretendent – diktatori apo diktatori.

Dhuna dhe prepotenca e pushtetit, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpiqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë.

Të protestosht me art, kjo është forma, që unë kam zgjedhur. Por ju mos harroni: PROTESTA ËSHTË QYTETARI!

MOS HARRONI TË PROTESTONI PËR TË DREJTAT TUAJA!”

4 komente në “VIDEO/ Meta me Budinën kthejnë Presidencën në estradë: “Profeti i Kokoshkave” godet dhunën e pushtetit, frymëzuar nga kauza e Teatrit”

  1. Papi says:

    Hahahahah gaztori i mbretit ! I duhet dhe nje gungac ti ferkoje gungen per fat mbretit ! Tallet ky legen burre me parate e shqiptareve qe paguajne cdo muaj edhe oborrtaret e pallatit presidencial te ketij injoranti !!!! Komikja Ja ka lene vendin tragjikes !!!! Dalin lote kur sheh te tille spektakel te qelbur , por dalin lote inati e trishtimi nga shpirti ! Keta legena ka 30 vite l’a kane shti kryet n’ai të mjeres shqiperi!

  2. O president mblidh gruan se iku nga fiqiri says:

    Ky popull eshte komplet i rrjedhu dhe nuk ka asnje shprese.

  3. Debil!
    Çfarë kujton se është institutioni i presidencës që e përdorë në këtë mënyrë???!!!
    Nesër në shënjë proteste “qytetare” do ishte mirë të thërisje baba Mondin të bëjë duha ose Sazan Gurin të kërcejë “tumankuqen”.
    Ta dish mirë, more president I dalldIsur e në sekëlldi të madhe, se protesta “qytetare” që të turbullohet situata e ti të dalësh pa lagur si gjithmone aha ska më harroje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje