Pasi Opozita vendosi bojkotimin e Komisionit të Ligjeve mëngjesin e sotëm, deputeti Myslym Murrizi ka dalë në një komunikim për gazetarët.
Murrizi u shpreh se do t’i mbështesim Listat e hapura, kushdo që i propozon ato.
“Kërkojmë atë që kemi kërkuar prej 19 muajsh në Kuvend. Është hera e parë që të mëdhenjtë në Kuvend erdhën te propozimet e opozitës parlamentare.
Pas kërkesës sonë maxhoranca pranoi të tërhiqej nga mbledhja e sotme për diskutuar propozimin tonë në emër të 11 deputetëve.
Edhe draft i Bashkimit Sovjetik nëse kërkon hapjen e listave duhet të merret dhe të shikohet. Jo më i PD. Ne kemi pasur një kërkesë vetëm për hapjen e listave që qytetarët të dinë se kë do votojnë. Opozita jashtë parlamentare e ka deputetin që i sjell draftin në Kuvend.
Tashmë opozita ka zgjedhur Gjiknurin.
Ai sjell draftet që mblidhen më pas në Këshillin Politik. Shpresoj të mblidhen dhe të mos e anulojnë për shkak se nesër është festa Kombëtare e Kinës. ne e kemi draftin tonë dhe mirëpresim propozim nga cilido subjekt politik”, u shpreh Murrizi.
Ndërkohë deputeti Ralf Gjoni tha se “nuk do bëhemi pjesë e një fasade dhe loje politike”.