OFL i kërkon deklarimin e pasurisë, kush është terroristi shqiptar që vuri bombë në një stacion treni në Gjermani dhe tentoi vrasjen e një politikani

30 Shtator 2020, 17:13Kronika TEMA

Një nga tre emrat që sot OFL dërgoi formularët e deklarimit të pasurisë me detyrimin për ta bërë këtë në harkun e 48 orëve është një emër me “karrierë” jashtë kufijve të Shqipërisë.

Enea Buzo ka një të kaluar të errët e për të cilën telashet nuk kanë të sosur.

Informacionet se pasuria e tij është vendosur përmes aktivitetit të paligjshëm bëri që agjentët e OFL t’i dorëzojnë formularin detyrues për të treguar në detaje pasurinë e tij, por edhe të personave të afërm, shkruan Shqip.

Po kush është Enea Buzo?

Personazhi që është përfshirë në listën “e zezë” të Shqipërisë dhe i shënuar me rreth të kuq ka një dënim prej 12 vitesh në Gjermani, si pjesëmarrës në një akt terrorist për vrasjen e një lideri partie, që njihej për frymën antiemigrante.

Enea Buzo nuk ishte lideri kryesor në krim, por një bashkëpunëtor perfekt – thuhet për të nga mediat gjermane, dosjet e të cilit e kanë përcjellë edhe në Shqipëri, në rast se protagonisti do të kërkonte njohje të dënimit, ekstradim, apo do të kishte një vendimmarrje që të lehtësonte pozitën e tij juridike.

Enea Buzo ka bashkëpunuar për këtë krim me një militant të shtetit islamik, konkretisht Marco Gaebel. Për këtë të fundit një gjykatë gjermane ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm, i akuzuar për një sulm të dështuar me bombë në një stacion hekurudhor.

Marco Gaebel, krijoi në shtëpinë e tij një bombë dhe e mbështolli me një qese sportive duke e vendosur në stacionin kryesor të trenit të Bonit, ish-kryeqyteti i Gjermanisë, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2012.

Bomba për fat nuk shpërtheu, por zbulimi i saj shkaktoi alarm të madh terrorizimit, duke shkaktuar kaos në trenat e udhëtarëve dy javë përpara Krishtlindjeve.

Gaebel dhe tre të tjerë u gjetën fajtorë për formimin e një organizate terroriste, ndërsa kishin organizuar një komplot për të vrarë linderin e partisë anti-emigrantë Markus Beisicht në shtetin e North Rhine të Ëestphalisë, në mars 2013.

Katër militantët ishin zemëruar për shkak se partia e ekstremit të djathtë kishin organizuar protesta kundra Islamit në rrugë, duke shfaqur karikatura të profetit Muhamed, të cilat në fenë islame janë rreptësisht të ndaluara.

Dy të pandehurit e tjerë, turko-gjermani Koray Durmaz dhe shqiptari Enea Buzo u dënuar me nga 12 vite burg, ndërsa gjermani Tayfun Sevim u dënua me 9 vite e gjysmë burg. Gjykatësi i shqiptarit dha dënimet në një sallë gjyqi të sigurisë së lartë në qytetin perëndimor të Duseldorfit, pas një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se dy vite e gjysmë, ku u përfshinë 27 ekspertë dhe 157 dëshmitarë.

9 komente në “OFL i kërkon deklarimin e pasurisë, kush është terroristi shqiptar që vuri bombë në një stacion treni në Gjermani dhe tentoi vrasjen e një politikani”

  1. Moterqiri islamik si Elvis Naci dhe graqirat e xhamive qe u veshtirsojne jeten emigranteve te ndershem says:

    Deri sa te ulurasin xhamite ne shqiperi , nuk do kete opinion te mire Europa.

    1. Supreme Fyrher says:

      Elvis Naci ka ndihmuar mbi 1000 shqiptae dhe mbi 300 familje shqiptare dhe i ka nxjerr nga varferia ekstreme, detyre qe duhet ta bente shteti shqiptar.

      Elvis Naci nuk te qin robt ty se eshte burr i mire, por me thuaj adresen ku rri se vi une te qi robt.

    2. Ujku Plak says:

      Pse merresh me Visin ? Nuk e shikon sa vk jane ata qe e ndjekin. Edhe falenderoin Allahun dhe luten qe njerezit te dergoin leke ne nr te Llogarise te Nacit. Naci bene jete Luksi dhe vetem 1% te shumes perdore per bamiresi dhe kete e bene vetem per Reklam. Jemi 2021 dhe akoma ka njerez qe besoin se ka Zote . Po te kishte Zote i kishte sistemuar Politikanet Shqipetare me gjithe Familje e tyre me aq shume Krime qe ata kane bere. Ne emer te Fese eshte derdhu shume gjake i njerezve te pafajshem.

  2. Shoku zenit says:

    Po shkelzen berishes kure do i trokas OFL ka materjal sa te duash per investigim

    1. Socialisti i vertete says:

      Shkelzeni eshte ortak me Olsi Ramen or tej. Atij i rruajne topet, sa te jete Rama ne pushtet.

  3. Gogogout says:

    Qenka budall. Shkon ne gjermani dhe meret me islamiket.

    1. Ujku Plak says:

      Enea eshte Ortodokse. Kur kishte prombleme Familjre dhe momente te veshtira ra ne kontakte me keta qe ngrejne bythen dhe u tregua i dobet qe besou perrallat e tyre se Allahu do e ndihmoi Enean e gjore. Te njejten gje beine dhe Prifterijte me njeretit qe kane momente te veshtira.

  4. Dajaku says:

    Si zeni saliut meti kanani heroina zenit.

  5. Supaxhiu 300 evro says:

    Me emrin Enea islamist?Po çke more vella me islamistet arab,rri me shqiptar gjerman ose vetem por mos ju afro kurre arabeve se nuk i dihet se ne çfar rrugesh mbaron.Meqense nuk kuptojn aspak nga jeta por vetem allaun keta shperthejn si por,,, ne mbadhje,larg nga arabet dhe kujdes nga disa hoxhallar qe kane kryer studimet ne vendet arabe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje