Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 “të fortëve” në Elbasan.
Bëhet fjalë për shtetasit Bashkim Bubeqi, Durim Koçi dhe Emanuele Budini.
“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Bashkim Bubeqi banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Durim Koçi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Emanuele Budini banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vjedhja”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. (TemA)
o pika juve,pse o qelbesira ? perse nuk mereni me plehrat ne politik qe kan be krime pse kjo eshte drejtesia?pika dhe amerikes qe tall menderen me ne.le ilir meten dhe areston keta te mbaruarit o pika
Na permendin disa emra vk. Pse mo rq pak persona te tjere ka ne El qe jane denuar ne Shqiperi e Jashte qe kane pasuri marramendese ,sikur Shteti te sekuestroi dhe shese kete pasuri kushedi cfar fitimi ka. Lere po te hidhen dhe nga Politika si ti Ela thu ndryshon Shqiperia si nata me diten.
Na permendin disa emra vk. Pse mo rq pak persona te tjere ka ne El qe jane denuar ne Shqiperi e Jashte qe kane pasuri marramendese ,sikur Shteti te sekuestroi dhe shese kete pasuri kushedi cfar fitimi ka. Lere po te hidhen dhe nga Politika si ti Ela thu ndryshon Shqiperia si nata me diten.