“Peshqit e mëdhenj”?! Kryeprokurori: Për këtë duhet të pyesni kreun e SPAK, ne po monitorojmë shkeljet e prpkurorëve dhe oficerëve gjyqësorë

29 Shtator 2020, 08:30Kronika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se me reformën në drejtësi, krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivel të lartë janë kompetencë e SPAK. Ndaj për këtë arsye, z. Çela tha se nevojitet një qartësim në opinionin publik pasi pritshmëritë janë që Prokuroria e Përgjithshme të çojë para drejtësisë emra të njohur.

I pyetur nga Ilva Tare se, kur do të ndodhë ndëshkimi i emrave të mëdhenj të krimit apo dhe ata politikës të përfolur për korrupsion, ai u përgjigj se për këtë duhet pyetur drejtuesi i SPAK.

“Për këtë duhet të pyesni z. Arben Kraja kryetar i SPAK-ut,” – u shpreh kryeprokurori Olsian Çela, i cili tha se është krijuar pavarësi institucionale në organin e akuzës.

Në një vend ku mungon tradita e drejtësisë, moderatorja Ilva Tare e pyeti nëse ka ndonjë mekanizëm që mund ta parandalojë tejkalimin e kompetencave mes prokurorëve.

“Një nga kompetencat që ka Prokurori i Përgjithshëm është që të referojë raste për shkelje disiplinore Inspektorit të Lartë të Drejtësisë […] kemi krijuar sektorin e monitorimit që do të monitorojë shkeljet e prokurorëve dhe oficerët e policisë gjyqësore, informacionet që mbledhim janë administrative dhe i çohen inspektorit dhe kështu ndihmojmë Inspektoratin me synim përmbushjen e detyrave që ai ka,” – shpjegoi z. Çela.

Gjatë intervistës në ‘Ilva Now’, z. Çela tha se sfida kryesore e Prokurorisë së Përgjithshme mbetet rritja e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë, te prokurorët dhe gjyqtarët.

“Nëse do të arrijmë t’i bëjmë të rinjtë të kenë ambicien dhe të jenë krenarë nëse bëhen prokurorë apo gjyqtarë do të kemi arritur shumë,” – tha z. Çela i cili i pyetur se përse vonoi për të dalë në një intervistë në media, shtoi se daljet publike janë modeli i një qasje që shpesh ka sjellë zhgënjime.

3 komente në ““Peshqit e mëdhenj”?! Kryeprokurori: Për këtë duhet të pyesni kreun e SPAK, ne po monitorojmë shkeljet e prpkurorëve dhe oficerëve gjyqësorë”

  1. gloria says:

    Po ky ne gjume ka qene, ka kap ndonj cironke se peshqeve te medhenj ju mer te keqen…. Zgjohu ore zgjohu…..

    1. Dr. Kalec Dega says:

      Lat nom e ju me peshqit , jeni njisoj si ky Olsjoni…Po pse per pesh kemi nevoje, ne dum Peshkaqen qe jetojne ne Bunkere dhe Vila, innit?

  2. kasemi says:

    Pirdh pirdh o kryeprokuror, po perse more monitorimi i ka mbetur prokurorise se pergjithshme? As na thua zotrote cfare ke bere konkretisht, ku eshte puna e prokurorise shqiptare, pasi ti je pergjegjes per kete institucion shume te rendesishem te shqiperise. Turp, qe kur je zgjedhur asgje nuk ke bere. Perse rri ne ate vend, per te marre rrogen? Ruci duhet te shkarkoje urgjentisht kete dembel, te paafte. Nuk i sherben vendit ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje