Digjet gjatë natës ‘Porsche’ i biznesmenit në Elbasan, pak kohë më parë ishte në listën e OFL-së

28 Shtator 2020, 09:23Kronika TEMA

Një makinë në pronësi të një biznesmeni është djegur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Elbasanit.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarri në makinë, ndërsa mësohet se mjeti i shkrumbuar plotësisht tip “Porsche Aa 007” me targa AA 007 është në pronësi të shtetasit Elis Bahushi.

Ky i fundit është një emër i njohur për qytetin e Elbasanit.

Ai arrestuar në vitin 2018 pasi nga përgjimet telefonike rezultonte i lidhur me grupin Avdylaj nga Shijaku.

Biznesmeni ka qenë dhe subjekt i OFL-së ku më 18 gusht të këtij viti i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë.

Kjo pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së mbrëmshme, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje