Ambasada amerikane në Tiranë bën apel që çdokush që përmbush kriteret për hetuesit specialë të BKH të aplikojë për të krijuar sipas saj, një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.
“Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë.
ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.
Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator.
Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu: https://bit.ly/342pGTS”- shkruan ambasada e SHBA. (TemA)
Kësaj reformës në drejtësi nuk po i duket fundi. E kam pritur me aq shumë dëshirë, por tani po filloj t’i humbas shpresat. Deri më asnjë politikan nuk është marr i pandehur.
Kriteret qe kerkohen ketu i plotesoin vetem militantet e Partive qe kane shume vite ne radhet e Policise dhe jane mbushe me leke ,diplloma,certifikata kualifikimi etj.Harrojeni qe nje njeri i ndereshem nga radhet e Policise se Shtetit te bei karrier.
Politika e Shqipërisë është si një ndërtesë e vjetër, e shëmtuar, e abandonuar , që u ngrit e ndërtua jashtë standarteve ligjore ,humane e njerëzore.
Një ndërtesë që nuk u banua kurrë nga fryma e njeriut por e monstrave, që rri larg nga sytë e popullit ,është rrethuar me tela me gjemba dhe shkurre. Një ndërtesë ku politikanët e këtyre 30 viteve ‘të lidhur mish e kockë’ e zinxhir janë kollonat e krisura, tullat e çara, betoni i thyer e hekuri i ndryshkur.Një ndërtesë nën hijen dhe mbrojtjen e së cilës , monstrat, kriminelët e trafikantët të qetë bëjnë gjithë aferat e tyre të mbrojtur nga errësira mbrojtëse që krijon pushteti politik.
Ndërkohë që kjo ndërtesë korruptive duhet shembur me themele, organizatat si SPAK thjesht do ti shkojnë vërdallë me kandil në dorë për vite me radhë e sa do shkulin ndonjë fije ‘bari të keq’ jashtë gardhit.
Mire e shpjeguat dhe sakte…po ….abandoj ? ku e gjete?!!!!.Respekt! …te pakten te mbrojme shqipen dhe mos ta “abandojme” ate?