Pezullohet kreu i Operacionit Forca e Ligjit

28 Shtator 2020, 13:10Kronika TEMA

Pezullohet nga detyra Artan Shkëmbi, drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Artan Shkëmbi ishte kreu i task forcës “Forca e Ligjit”.

Urdhri për pezullimin e tij nga detyra mban firmën e drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliut. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të policisë.

Sipas burimeve, pezullimi i tij u bë pasi i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë Shkëlzen Dumanit, person i cili rezulton i vrarë në Siri 6 vite më parë, duke luftuar për llogari të Shtetit Islamik, ISIS.

Pak muaj më parë, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e vetting-ut në polici duke qenë i pastër në të tri kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.

2 komente në “Pezullohet kreu i Operacionit Forca e Ligjit”

  1. vlora says:

    Mbaruan te gjallet dhe filluan me te vdekurit tani.COI formularin Agron Xhafaj,Delijorgjit e plot te tjereve por qe kane mbeshtetje politike,apo per ata nuk ua mban

  2. Hahaha says:

    Nuk ka shtet ne bote qe ka me shume “forca speciale” se Shqiperia … ama ‘speciale’ vetem emerin e kane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje