Një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh, të gjithë të shkarkuar nga Komisioni i Vettingut, kanë krijuar një të ashtëquajtur shoqatë “Drejtësi për Drejtësinë”, dhe e përdorin duke shantazhuar antarët e Vettingut.
Janë një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh që janë shkarkuar për korrupsione, vendime të padrejta në dëm të qytetarëve, pasurira marramendëse të pa justifikuara, dhe tashmë nën emrin e kësaj të ashtëquajture shoqatë “Drejtësi për Drejtësinë” kanë nisur shantazhet, duke financuar media anonime për të hedhur baltë në drejtim të antarëve të Komisionit të Vettingut.
Kjo e ashtëquajtur shoqatë së fundmi është duke shantazhuar me presione mediatike dhe me kallzime në SPAK, antaren e Komisionit të Vettingut, Brunilda Bekteshin.
Këto shantazhe kanë prej më shumë se një viti, ku arritën kulmin 2-3 muajt e fundit, deri sa arritën në ditën e sotme.
Sipas tyre, Bekteshi nuk ka justifikuar në mënyrë të saktë pasurinë, edhe pse kësaj të fundit i është verifikuar më parë pasuria, para se të zgjidhej si anëtare e Vettingut dhe e gjitha ka rezultuar e saktë dhe brenda ligjeve.
Por, e gjitha kjo lojë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar bëhen për të shantazhuar punën e anëtarëve të Komisionit të Vettingut, të cilët kanë një mbështetje ndërkombëtare, por dhe të qytetarëve.
Fakti është se Brunilda Bekteshi është një ndër anëtaret e Vettingut që ka më së shumti vendime shkarkimi për gjyqatarët dhe prokurorët e korruptuar, dhe të gjitha apelimet që janë bërë ndaj vendimeve të saj, asnjë nuk i është rrëzuar poshtë, duke i qëndruar të gjitha në fuqi.
Madje vendimet e Brunilda Bekteshit janë marrë edhe si shembuj, pasi kanë qenë të argumentuara me fakte kokë forta.
(TemA)
Pisat, kur do i shohim ne burg….???
Kjo shoqat nuk e kupton qe po i shkarkon Amerika, Brunilda aty vetem lexon letra asgje me teper.
Te zhduken te gjithe hajdute e kriminele
Vete e keni fajin,kush eshte i perjashtuar nga Vettingu per korrupsionin,fallsifikimet dhe te tjera arsye qe jane larguar ,jo vetem duhen te ndiqen penalisht por nuk duhet te ushtrojne profesionin ne organet e drejtesise.
Faji eshte i hartuesve te draftit reformes.Duhej taksative qe kush nuk e kalon vetingun ti sekuestrohej pasuria qe nuk justifikonte dhe te denohej me burg.Shpirte gjeresia e ligjvenesit i ben trima keta hajdute
Akoma nuk kane filluar hetimet kundert ketyre banditeve,???
Me hetimin e tyre duhet te merren nje grup gjyqtaresh te rinj, qe nuk kane punuar kurre ne drejtesine shqiptare. Mundesisht shqiptare te emigracionit qe punojne ne drejtesine e vendeve perendimore. Te merren,, hua,, per nje vit deri sa ti gjykojne deri ne fund keta bandite qe 30 vite e kane shnderruar drejtesine ne prone private.
Kujt I hyn ne pune kjo shoqata e hajduteve te drejtesise Sqiptare? Si ka mundesi te lejohet me ligj qe hajdutet te krijojne shoqate? hajde merru vesh me hajdutet kriminel.d.m.th.shoqate kriminelesh .
Si ka mundei qe keta prokurore e gjygjtare eshe kur i heqi ,marrin pensione nga 700 mije leke?Ketyre abusuesve te tmerrshem.Ne Elbasan eshte nji notere me emrin Behar Leka qe ka qene prokurore , ryshvetci i korruptuar dhe ka bere zyrat e tij private brenda teritorit te gjykates si lejohet e si eshte legalizuar kjo ndertese??
Do tingellonte reale te quhet ” Shoqata per drejtesine e Hajduteve” , duhet. qe te vazhdoje drejtesine ndaj ketyre duke I shpronesuar dhe penalizuar si hajdute te pafytyre dhe maskarenj per te vene drejtesine ndaj tyre ne nivelin e duhur.
Me shoqaten qe po krijojne po vetevulosin te gjitha ndyresirlleqet qe kane bere duke mbushur xhepat. Sa mire u vinte ndyresirave kur pasurine time ja jepnin tjetrit pa asnje lloj dokumenti kurse me origjinalet fshihnin menderen. Keta duhet te quhen shoqata hajduteve dhe keqberesve dhe pa humbur kohe duhet te filloj sekuestrimi.
Si mund te kete nje shoqate te tille. Po ai prokurori i pergjithshem ku eshte more aman, gjalle eshte apo mos valle ka vdekur. Po si ka mundesi qe prokuroria e pergjithshme nuk kryen asnje veprim qer kur ky debil u vu ne krye te saj. Zoti ruci duhet te shkarkosh urgjent kete njeri te paafte, e me sa duket pale me krimin e korrupsionin. Po ai ibrahimi, dali i nahipit ku eshte, qe na solli ne krye te prokurorise nje njeri pa shtylle kurrizore fare, apo e ka trashegim nga gjyshi, prokuror i xhaxhit. Turp me kete prokurori.