Hetuesit e BKH, afat deri në mesnatë: “Dyndje” ditën e fundit, mbi 450 aplikime për "FBI"-në shqiptare

29 Shtator 2020, 20:24Kronika TEMA

“Dyndje” aplikimesh për Byronë Kombëtare të Hetimit, kur kanë mbetur pak orë nga mbyllja e afatit.

Burime pranë SPAK konfirmuan se deri mesditën e së martës numri i aplikantëve arriti mbi 450, kur deri në fundjavë kishin aplikuara me pak se 200 vetë.

Gara është për 60 vende të Byrosë Kombëtare te Hetimit, strukturë e njohur si FBI-ja shqiptare. Ajo është bërthama e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zyrtarëve të lartë.

Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, bëri thirrje për vijimin e aplikimeve. ”Mos u ndjeni të kënaqur, duke qëndruar të ulur dhe duke u ankuar, çohuni dhe veproni”, ishin fjalët e Yuri Kim duke theksuar se është koha për veprim kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar në Shqipëri.

1 komente në “Hetuesit e BKH, afat deri në mesnatë: “Dyndje” ditën e fundit, mbi 450 aplikime për “FBI”-në shqiptare”

  1. Papi says:

    Per mua kjo dyndje e dites se fundit ngjan me strategjine e ps qe zgjodhi meten president
    Pasi dogjen kandidaturat e para per mungese votash futen meten ne votimin e fundit
    Per mua keta te dites se fundit jane te gjithe ushtar partie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje