Jeton mes telave dhe kabllove të rrymës elektrike, 77-vjeçarja ish mësuese: E humba shtëpinë në firmat piramidale

1 Tetor 2020, 14:51Sociale TEMA

Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live” një grua 77-vjeçare, e cila tregoi se ka humbur shtëpinë në firmat piramidale dhe se sot jeta e saj strehohet në një kabinë elektrike, midis telave dhe kabllove të rrymës elektrike.

“Ai viti i mbrapshtë, faji është i yni, ne gabuam. Ishte vërtetë një shqetësim, traumë. Ngelëm me plaçka nëpër duar sa te prindërit, sa diku, derisa gjetëm një kabinë elektrike dhe e transformuan në shtëpi”, rrëfen Violeta Mita Bejleri.

Ajo tregon se jeton në një hapësirë prej 23 metrash katrorë dhe aty ka ndërtuar oazin e saj. 77-vjeçarja jeton çdo ditë me të njëjtin pasion, duke gjetur kënaqësinë aty ku të tjerët nuk e perceptojnë dhe nuk e ndjen aspak peshën e viteve.

Ish-mësuesja e gjuhë-letërsisë shprehet se kur humbi shtëpinë e saj, kishte një shqetësim të madh se ku do të çonte librat e shumtë, pasi ajo shton se e gjithë jeta e saj është në to.

“Ishim mirë ekonomikisht, por jo për të blerë një shtëpi. Kemi bërë shumë përpjekje për të marrë një shtëpi, por ishte e vështirë dhe e pamundur. E gjej të bukurën te e shëmtuara. I vendosa të gjitha kujtimet këtu dhe më japin muzikë që vetëm unë e dëgjoj”, tha ajo.

Ndërkohë Violeta shfaqet gjithmonë me kapele në kokë, për të cilën tregon se e ka trashëgimi nga mami i saj, e cila nuk e hiqte asnjëherë.

1 komente në “Jeton mes telave dhe kabllove të rrymës elektrike, 77-vjeçarja ish mësuese: E humba shtëpinë në firmat piramidale”

  1. kasemi says:

    Kerkoja sales shtepine, ai i mori parate e piramidave, se bashku me ate debilin meksi. Atje drejtohu moj mesuese, qytetaeet nuk te kane faj. Ufute ne bixhoz, deshe te fitojr shume por humbe. Tani cfare kerkon?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje