Opozita jashtëparlamentare, letër PS-së: Po rrezikoni negociatat, pranoni OSBE/ODIHR. S'japim konsensus për Reformën Zgjedhore

1 Tetor 2020, 09:45Politika TEMA

Opozita e bashkuar nuk heq dorë nga qëndrimet e saj, këtë të enjte përfaqësuesit e saj në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, i kanë dërguan një letër tjetër PS, që OSBE/ODIHR të pranohet si mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në letrën drejtuar Damian Gjiknurit, opozita thekson se qendrimi i deritanishëm refuzues i PS ka bllokuar Këshillin dhe ka minuar zbatimin e Marrëveshjes së 14 Janarit.

Letra e plotë:

Z.Gjiknuri:
Këshilli Politik funksinon vetëm mbi tërësinë e rregullave të marrëveshjes politike të 14 janarit 2020 dhe mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duke iu drejtuar OSBE/ODIHR-it është rregull themelor i saj.

Pa zbatimin e këtij mekanizmi nuk ka zgjidhje të pranuara siç përcakton marrëveshja dhe pa zgjidhje të pranuara nuk ka konsensus në reformën zgjedhore. Konsensusi është mekanizmi themelor i funksionimit të Këshillit Politik si instrumenti vendimarrës për çdo ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Mesazhet e partnerëve ndërkombëtarë kanë qenë të qarta që palët në Këshill të kërkojnë konsensusin në kuadër të Këshillit Politik. Reforma zgjedhore konsensuale është një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për antarësim në BE.

Është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë që me qëllim gjetjen e konsensusit në Këshill, mosdakordësia për çështjen themelore të koalicioneve zgjedhore që tashmë është shtruar publikisht dhe zyrtarisht në Këshill nga opozita, t’i dërgohet menjëherë e pa vonesë OSBE/ODIHR-it.

Qëndrimi juaj refuzues i shprehur në të gjitha seancat e Këshillit Politik që nga data 14 shtator e së fundmi me shkresën e datës 29 shtator 2020, është bërë pengesë dhe ka bllokuar funksionimin e Këshillit Politik si dhe ka minuar zbatimin e Marrëveshjes se 14 janarit.

Bllokimi nga ana juaj i funksionimit të Këshillit Politik, refuzimi për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it, si dhe tentativa për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor në shkelje të marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit, po venë në rrezik hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Opozita do të vazhdojë të ngulë këmbë në Këshillin Politik që rregullat e funksionimit të tij të zbatohen të plota, konsensusi të jetë mekanizmi i vetëm. Në këtë kuadër ripërsërisim kërkesën tonë që Këshilli t’i drejtohet si hap i parë, pa asnjë vonesë tjetër, OSBE/ODIHR-it. Kjo do t’i hapë rrugë shqyrtimit të çështjeve të tjera ku rëndësi ka hapja e plotë e listave të kandidatëve.

1 komente në “Opozita jashtëparlamentare, letër PS-së: Po rrezikoni negociatat, pranoni OSBE/ODIHR. S’japim konsensus për Reformën Zgjedhore”

  1. POPULLI says:

    Po pse keni frike,mor trimat e Saliut,po juve populli me zi ju pret te vini ne qeverisje,ju nuk keni problem me kodin dhe kualicionet,ju jeni te pa zevendesushem,mos e merni me frike,se po nuk rate dakoet mbetet rrugeve dhe se rrun kush me per ju,do shkoni per lesh krejt,nderkombetaret bejne sikur ju degjojne,po ne fakt ju njohin mire cfere mostrash jeni dhe nuk ju besojne juve ne qeverisje,prandaj dhe kater vjet,zafmet e keni, do rrini ne opozite,mire eshte te jeni opozite parlamenare,se po mbetet opozite rrugore,ju mori muti shalet,me keq se ju a ka mare,si te doni dhe cfare t’ju thote Saliu,se Luli eshte rehat ne opozite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje