Veliaj akuzon Bashën: Mbylle protestën e Astirit në këmbim të 4 vilave, u pasurove bashkë me kunatin në këtë vit të vështirë ekonomik

1 Tetor 2020, 21:19Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, Lulzim Basha ka marrë katër vila.

I pranishëm në njësinë numër një të Tiranës, Veliaj deklaroi se Basha vendos gjoba, dhe në një vit kaq të vështirë ekonomik për shkak të pandemisë, ai dhe kunati i tij, janë pasuruar.

“Si u mbyll protesta e rrugës së kombit, ca mori në këmbim, pse heshti? Pse u mbyll protesta e Astirit, ca mori në këmbim?

Në vitin më të vështirë ekonomik, Lulzim Basha u bë me katër vila.

Kunatit të vet i kanë shkuar fitimi përpjetë. Si shtohen të ardhurat e një familje në opozitë?

Këta nuk kanë lidhje me hallet e njerëzve“, tha Veliaj.

1 komente në “Veliaj akuzon Bashën: Mbylle protestën e Astirit në këmbim të 4 vilave, u pasurove bashkë me kunatin në këtë vit të vështirë ekonomik”

  1. ?? says:

    Lulush, e vërtet është kjo akuzë?
    Na ke braktisur për vilat?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje