Igli Tare, kapiteni më i famshëm i kombetares shqiptare dhe një nga shqiptarët më të suskesshëm në skenën europiane të futbollit, nderohet në Itali me çmimin prestigjoz “Luani i Artë”.
Motivacioni i këtij vlerësimi të lartë për Taren, në qytetin Italian të Venecias, është për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm në shtetin fqinj, që njihet si një nga vëndet me futbollin më të rafinuar dhe tregun sportiv tejet interesant.
“Luani i Artë” është njëkohësisht një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet nga viti 1954 në qytetin italian të Venecias, ku jepet çmimi.
Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin zhanere të ndryshme të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale.
Ky është dhe rasti i Igli Tares, i cili pas një karriere të gjatë në fushën e gjelbër, prej shume vitesh drejton klubin sportiv te Lazio.
KRENAR PER TY KUQ!SUKSESE ME TEJ TE NA NDEROSH EMRIN SHQIPTAR!
Po te ishte ne Shqiperi do ishte pa pune ose me nje pune te rendomte dhe cofte e raki perdit
Beni-mjaft pergjithesove te gjithe me deshtimet e tua.
Igli Taren nuk e beri Italia Igli Tare, por vetvetja. Me kulturen, pune dhe me zgjuarsine qe ka, do te bente karriere te suksesshme kudo qe te ishte.