Tirana e ka mbyllur këtë kompeticion të Europa League në fazën e “play off”, pasi është mundur në Zvicër 3-0 nga Young Boys.
Një ndeshje me pak histori ishte ajo e zhvilluar në Bern, atje ku kampionët e Zvicrës dominuan totalisht bardheblutë e Egbo, duke siguruar fazën e grupeve.
Tirana u mbrojt mirë deri në fundi e pjesës së parë, atëherë kur Young Boys shënoi në minutën e 42-të.
Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera, duke e mbyllur kështu ëndrrën e bardhebluve për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Europa League.
ndeshje e turpshme skandaloze.Lojtare qe mezi leviznin.Ishin fryre si kaposha se do fitonin ku nuk dinin ku te conin topin nuk bene nje aksion per90 minuta
Me vjen keq per Presidentin e ekipit Tirana! Nga ana tjeter, nuk mund te fitoje nje ekip kur nuk motivacion fitoren, pir pa stervitje nuk fitohen ndeshjet! Me keq akoma, kur Presidenti i ekipit, Z. Refik ka rene viktime e Kico Kokedhimes. Nga sport, Z. Refik e ka perfshire veten dhe ekipin ne politike te ndyre! Sigurisht nuk eshte vetem! Shume keq!
Young Boys nuk eshte ekip i forte po nuk eshte ekip Tirona