Klemend Balili shtrohet në spital, zbulohet se vuan nga probleme komplekse neurotike

2 Tetor 2020, 19:05Kronika TEMA

Klement Balili i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” është shtruar në spitalin e Elbasanit pas probleme shëndetësore.

Një burim i tha gazetarit të Abc News Aldo Kozarja se Balili është dërguar në spital pas problemeve shëndetësore, neurologjike.

Klement Balili ka bërë disa ekzaminime dhe skaner te neurologu. E ka komplekse” i tha burimi gazetarit të Abc News.

Por pas vizitës, ai nuk është mbajtur në spitalin e Elbasanit, por është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në datë 17 tetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 10 vjet burg Balilin, dënim me gjykim të shkurtuar.

Balili duhet të  kalojë 10 vite në qeli nën akuzat për trafik droge, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe për grup kriminal dhe dënimin po e vuan në një burg të sigurisë së lartë.

5 komente në “Klemend Balili shtrohet në spital, zbulohet se vuan nga probleme komplekse neurotike”

  1. Njani says:

    Po pergatitet te dale shume shpejt ?

    1. Roberto says:

      Po mire do beje po qe se do dale shpejt qe tju liroje vendin shefave te tij.

  2. vlora says:

    Te gjith VIPAT sa jane jashte jane birinxhi .Metu futur brenda behen keq dhe fillojne lojrat me gjykatat

  3. Torino says:

    Hahahaha!Po kjo ishte lojaaaaaa mor!Ai ra dakort me ate te ngjalave dhe hoooooopaaaaa!Ky eshte lajmi i javes.

  4. arqileja i pafat says:

    Vari karin. Do e nxjerrin per nja dy muaj. Habiten pastaj njerezit pse merren me punet tona ca dava belgesh e italianesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje