Koronavirusi në Kosovë: Dita e tretë pa viktima, 42 të infektuar në 24 orë

2 Tetor 2020, 15:21Rajoni TEMA

Për të tretën ditë në katër të fundit, nuk është regjistruar asnjë i vdekur me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se në 24 orët e fundit, nga 645 testime të kryera, janë konfirmuar me Covid-19 42 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 15705, prej tyre 1347, ndërsa deri tani, në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi 627 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 54 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13731 persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje