“Nobel për Paqe 2020”, NATO një konkurrent i mundshëm për çmimin

2 Tetor 2020, 17:56Bota TEMA

Organizata e Traktatit të Altantikut të Veriut është një konkurrent i mundshëm për çmimin Nobel për Paqe 2020. Nato është krijuar në vitin 1949, fillimisht si mjet i mbrojtjes kundër Bashkimit Sovjetik.

Organizata u formua në fillim nga 12 vende; Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luskemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara,  të cilat vazhdojnë të qëndrojnë anëtare.

Aleanca prej 30-kombeve e mbrojtjes synon të fuqizojë stabilitetin, mirëqenien dhe lirinë e vendeve anëtare nëpërmjet një sistemi të sigurisë kolektive, të ruajtur në Nenin 9 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Që prej fundit të Luftës së Ftohtë,  NATO ka ndërhyrë në konfliktet në Bosnje, Kosovë dhe ka parandaluar një luftë civile në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Objektivi modern i traktatit është të trajtojë kërcënimet e reja të sigurisë që ngrihen në rajonet fqinje, përfshirë ekstremizmin dhe format e reja të luftërave.

Kombet janë përkushtuar për të formuar fuqi të veçanta për t’u mbrojtur kundër sulmeve kimike, biologjike dhe bërthamore.

Fituesi i çmimit prej 1 milionë dollarë, që është vlerësimi më i lartë në botë, do të lajmërohet në Oslo më 9 Tetor. Ceremonia e dhënies së çmimit Nobel për Paqe do të zhvillohet më 10 Dhjetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje