SHBA, EBA dhe Izraeli strategji të përbashkët energjetike

2 Tetor 2020, 16:28Bota TEMA

SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli ranë dakord të zhvillojnë një strategji të përbashkët në fushën e energjisë.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së EBA-së, Suhail Al-Mazrouei, sekretari amerikan për Energjinë, Dan Brouillette dhe ministri izraelit i Energjisë, Yuval Steinitz, publikuan një deklaratë të përbashkët për zhvillimin e një strategjie të përbashkët në fushën e energjisë e cila do të çojë në më shumë inovacione dhe mirëqenie.

“EBA, SHBA dhe Izraeli kanë pranuar rëndësinë e përqendrimit në hapat praktikë që japin rezultate konkrete në fushën e energjisë”, thuhet në deklaratë, në të cilën theksohet se Uashingtoni, Abu Dhabi dhe Tel Avivi kanë rënë dakord për të nxitur më shumë koordinim në fusha të tilla si energjia e rinovueshme, efikasiteti i energjisë, burimet e naftës, gazit natyror si dhe teknologjitë e shkripëzimit”.

Në deklaratë vihet në dukje se ekonomitë dinamike të tre vendeve në fjalë dëshirojnë të përfitojnë nga zhvillimet dhe kërkimet kryesore në botë për të përballuar nevojat e brezave aktualë dhe të ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje