PD padit në SPAK ministrin Sandër Lleshaj dhe drejtorin e Gjendjes Civile

2 Tetor 2020, 18:47Politika TEMA

Partia Demokratike, përmes sekretarit të saj, Gazment Bardhi ka paditur në SPAK, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorin e Gjendjes Civile, Bledar Doracaj se po manipulojnë regjistrin e gjendjes civile me qëllim për të manipuluar listën e votuesve për zgjedhjet e 25 prillit.

Në padinë PD, i kërkon Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të sekuestrojë dhe kontrollojë Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile për të parë ndryshimin e vendbanimeve të qytetarëve, pa kërkesën e tyre, me qëllim për t’i penguar këta të fundit të votojnë.

“Çështja e ndryshimit të vendbanimit të qytetarëve, pa kërkesën e tyre me qëllim manipulimin e listave të votuesve duhet të hetohet nga SPAK. Partia Demokratike bën pergjegjës direkt

Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj, për të cilët dorëzoi kallëzim penal në SPAK për 3 vepra penale: falsifikim i dokumenteve, shpërdorim i detyrës dhe shkelje e të drejtës së zgjedhjes.

Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion i kërkohet të sekuestrojë të dhënat kompjuterike, siç është Rregjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit dhe, për rrjedhojë, të pengojë qyyetarët të votojnë, përmes ndryshimit të vendvotimit”, shkruhet në njoftimin e PD.

Sipas sekretarit të Partisë Demokratike organet ligjzbatuese duhet të veprojnë pa asnjë hezitim dhe me profesionalizëm, duke qenë se jemi përpara akteve të rrezikshme që do të cënonin transparencën e procesit zgjedhor dhe lirinë e zgjedhjeve, si parime bazë të demokracisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje