Të gjithë kundër Edi Ramës

3 Tetor 2020, 09:41Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Presidenti Ilir Meta shton tonet ndaj qeverisë dhe Ramës, duke kërcënuar që nëse nuk zbatohet marrëveshja politike “pozitë-opozitë” e 5 qershorit atëherë do të reagojë me çdo çmim… Përse po shtohet protagonizmi i dyshes Meta – Rama dhe a po anashkalohet qëllimisht PD-ja dhe lideri i saj? Në një analizë të zgjeruar për gazetën “Fjala” flet analisti Lorenc Vangjeli.

-Së fundmi, por jo të fundit janë futbollistët. Ata kanë hequr prej ditësh uniformat sportive dhe kanë veshur fanelën e protestuesit kundër Edi Ramës. Më tej janë mjekët që me të drejtën e Zotit dhe epërsinë e kastës së tyre, kërkojnë një fetë më të madhe nga torta e shpenzimeve publike. Të tjera kategori të shoqërisë dhe shtresa sociale, sa më shumë që do të afrojë dita e zgjedhjeve, aq më shumë do të shtojnë kërkesa, do të kenë pretendime, do të firmosin ultimatume dhe do të shpallin beteja të njëpasnjëshme për luftën finale kundër Ramës. Me idenë se nga rezultati i kësaj lufte, varet gjithë fati i Shqipërisë. Që ose nis e mbrothtësohet evropianisht nën shenjën e tyre, ose rrënohet përfundimisht nën Rilindjen tris të socialistëve.

Lista e armiqve të Ramës është bërë një litar më i gjatë se zullumi i politikës së të gjitha ngjyrave. Ajo nis nga Presidenti i Republikës dhe mban portretin e ashpër të Ilir Metës. Vazhdon me të gjithë ish-presidentët, kryetarët të partive, deputetët e listës dhe ish-ët jashtë parlamentit. Basha, Kryemadhi, Duka, Ndoka, Shehi e Mediu janë të gjithë bashkë kundër tij. Vetë Rama ka mundur të bëjë bashkë kundër vetes edhe Idrizin e Dulen. Lista vazhdon me gjykatës e prokurorë të shkarkuar nga Vetting-u, të cilët te kryeministri shohin njeriun që u shkatërroi karrierën, stilin e jetesës dhe u dha rrokullisjen drejt një grope që nuk i shihet as ana dhe as fundi.

Shumica dërrmuese e gazetarëve janë gjithashtu kundër kryeministrit. Kur e presin në studio, në secilën prej tyre, të gjithë të ftuarit janë me gurë në xhepa për t’ia hedhur kokës Ramës. Vetë drejtuesit hedhin gurët më të rëndë ndaj tij. Duke i tundur gishtin me kërcënim, duke i kujtuar burgun si destinacion apo duke i treguar të mbathurat si provë. Madje, edhe tek ata që e mbështesin, vështirë se gjen ndonjë fjalë pro tij, por pothuaj të gjithë kanë ngulm e ngut që të distancohen nga njeriu që sillet me gazetarët si kryeredaktor nervoz i të gjithëve. Gishtin me akuzë e tundin edhe shumë nga ata që tërmeti ua konvertoi qerpiçin e shembur me shtëpi tullash.

Edhe ata sapo kanë mundësi zgjedhin ta shajnë Ramën për arkitekturën e shtëpisë së re. Kush pret rotacionin politik në 25 prill, formalisht fërkon duart dhe mendon se ka vend bindja se pushtetit të Ramës mjafton t’i jepet dora e fundit e të shtyrës për të rënë përfundimisht. Por në këtë botë bërtet e dëgjohet vetëm pakënaqësia, pohimi dhe pëlqimi zakonisht janë të heshtur dhe nuk ndihen. Ky është kurthi drejt të cilit po shkojnë me një shpejtësi të habitshme të gjithë ata që duan të ndryshojë ngjyra, por jo zakoni, të ndryshojnë fytyrat në qeverisja, por jo veset e qeverisjes.

Në të gjithë këtë rrëmet pakënaqësie, pakkush nga kjo listë armiqsh e ka kuptuar Ramën dhe akoma më pak janë ata që kanë idenë se çfarë ka kuptuar vetë Rama. Në udhëtimin e tij politik, nga fillimet kur i dridhej shpirti edhe nga rreshtat kundër të një reporteri, te shpirti që nuk i gjen paqe nëse nuk shet me çmimin e një batute edhe mikun më të ngushtë dhe interesin më të thellë, Rama ka zbuluar një të vërtetë të thjeshtë: Në Shqipëri është më e lehtë të gjendet një hebre që ndërron fe’ sesa një shqiptar që mendon pozitivisht! “Një armik i mirë është më mirë se një mik i gabuar!”, thonë gjithë veprimet e vitit të fundit të Ramës.

Instinkti i tij prej ballkanasi të veshur evropianisht, i thotë se është më mirë të jetë i mallkuar nga votuesit se t’i lërë ata indiferentë ndaj vetes. Se është më mirë të jetë zgjedhje e vetme sesa të luftojë të jetë zgjidhja më e mirë. Se nëse nuk i mbyll dot gojët që flasin ligsht për të, është më mirë t’i shtojë ato në ekstrem. Se nëse dikush i del nga rreshti i armiqve, duhet të shtojë urgjent një armik të ri përballë.

Kjo është diferenca e tij me Lulzim Bashën, që rend drejt formulës së Rama-Metës të përdorur në 2013: të gjithë bashkë kundër Saliut! Kjo është diferenca e të menduarit politik që nesër do të bëjë diferencën në zgjedhjen e shqiptarëve. Me vetëm shtatë muaj në kalendar, është më shumë fakt se perceptim ndjesia se Lulzim Basha e ka ende të vështirë të gjejë një grusht shqiptarësh që ditën e votimit do të zgjohen me të në mendje. Shqiptarët do të shkojnë sërish përpara kutisë për shkak të Edi Ramës.

Për hir të dashurisë apo për hir të urrejtjes ndaj tij, kjo nuk ka pikën e rëndësisë. Dikush duhet t’ua thotë armiqve të kryeministrit se shumë urrejtje dhe shumë mohim pa pohim, rrezikojnë të kthehen në të kundërtën e tyre. Alkimia e pabesueshme njerëzore i shndërron ato në aleatin më të mirë të Edi Ramës për t’i mundur përsëri. Për t’i mundur të gjithë dhe për të pohuar aksiomën e sapozbuluar në politikë: armiqtë që jetojnë vetëm nën shenjën e urrejtjes janë gjithmonë fatkeqë! Sepse humbasin gjithmonë. Edhe kur kundërshtari nuk meriton të fitojë!

46 komente në “Të gjithë kundër Edi Ramës”

    1. Pro Rama/Meta says:

      Te vetmit tifoze te Rames i gjen ne Tema, lol!

      1. Votuesi says:

        Tifozet e Edi Rames i gjen kudo or “lol”:Ne Europe ne Amerike,ne Afrike,ne Azi !Ndaj qe te kesh nivelin e tij duhet se pari te ndihesh qytetar e jo i ardhur qe pasi ke mbaruar murin kartit te pare te kulles kerkon te hedhesh katin e dyte pa solete!
        Ndaj i duhet edhe nje mandat minimumi qytetarit e liderit te vertet siç theksoi edhe Nensekretari i shtetit te SHBA!Mjer nuk nuk e kupton dhe injorance kush nuk e shijon kete nivel perfaqesimi te larte!
        Padyshim qe Shqiperia pasi la pas sistemin Komunist u kthye ne sistemin Feudal ku Sali Trapi ose Satrapi Sali zbrti bagetine prej malit e direkt e emertoi qytetar nga bujkrob i tij!
        Mirpo ja qe doli nje intelektual qe i vuri vehtes misionin qe “Ja e beje Shqiperine ja do rrokullisem vete”!Deri me tani kush ka sy e mendje padyshim qe e ndjen ndryshimin rrenjesor ku bagetia dhiste e shurroste poshte Ures se Lanes e krekosej kur mbaronte pune duke mberthyer pantallonat deri ne gjysmen e rruges se tij,ndersa sot gjithçka eshte fshirre si skene!Sot opinioni eshte ngritur ne ate shkalle sa te keqen qe pruri bisha Sali gjithkush e denon ,paçka se Saliu nuk e degjon pasi eshte ngujuar ne kullen e tij duke pergjuar ndonje thashethem ku mund te genjeje vetem idiotet ose Nard Ndoket e Agron Gjekmarket si perfaqesues te pyllit e qe jane te bindur qe bishtin iua ka hequr Saliu e jo evolucioni!
        Ndaj jo te gjithe bashke por sikur te marrin edhe hua nga pertej kufirit Albin Kurtet ai eshte vite drite perpara tyre!
        Rama gjithnje rruan nje distance tre hapa kundrejt çdokujt qe kerkon qe ti afrohet duke mos pasur kurre mundesi ta kapi dot!Qyteterimi po triumfon ndaj edhe kafshet e kopeshtit zeologjik sa vine e po terbohen ngaqe po u mbaron ushqimi !
        Sa per artikullshkruesin nje njeri me “mendje te holle” qe me shume i pelqen vehtja se sa Shqiperia ,hidhet dege me dege duke meduar qe njera do ti dale si pjese e kazanit mediatik te ketij vend!
        Sot per sot atdhetare qe duan vertet progresin e ketij vendi dhe aderimin ne BE jane me kokra duke filluar nga Mero Baze e deri tek Frok Cupi!Langot e tjere ulerijne neper dritare duke menduar se imitojne çakenjte e mund te trembin kerkend!
        Poshte diktatura e budallenjeve!Nuk e di ç’do te thote sot ai analisti i “Open-it” ai Taku Taku ………qe mendonte se do te behej pjese e rrezimit te Rames se nje senator apo nje kongresmen i tha qe i pari qe do te denohet eshte Rama dhe vazhdon he he he he he !
        Me keta eksperte Rama do te drejtoje edhe rreth 30 vite(kuptohet po te doje)sepse ai po ndertone vendin e tani duhet te nderoje shoqerine Shqipetare drejt demokracise ku Shqipetaret mos te bejne me gabimet e mepareshme ku shpellaret drejtonin Shqiperine nga frengjite e kullave Qeveritare!
        Nje mandat Rama beri Shqiperine e Mesme,te dytin transformoi Jugun dhe te tretin padyshim prioritet eshte Veriu pasi beson se njeriu atje tashme kerkon qyteterim e jo frengji si ne kohen e satrapit Sali!

        1. 2025 Po afron edhe per Ramen says:

          Duket qarte nga komenti juaj prej “qytetari”por me mendje fshatari kur mbrron edhe Frrok Qupin, lol!

    2. KUJTIM says:

      RAMA BURE SHTETI po ben DETYREN PUNON dhe nuk edo njeri
      Nuk ju le shum per te vjedhur dhe nuk e duan
      Luli ADOLESHENT LLAPAQEN GENJESHTAR MASHTRUS dhe LIKE FLOLIRI MONA Berisha nuk ngopen Jan te pavlere

  1. xhoxhi says:

    Unë kam mendimin se Rama do fitojë edhe në 25 prill 2021 sepse është më i mirë se ata që pretendojnë të qeverisin nesër.Nuk fiton kurë vota kur del dhe flet broçkulla që nuk realizohen kurrë dhe po të thëresësh të gjithë në burg.Në këto 30 vjet partia demokratike ska qënë asnjëherë demokratike përkundra zi ka djegur e shkatëruar për të mbajtur ose për të erdhur në pushtet.E keni dëgjuar Ramën të thotë:opozitarët në litar?Jo.I dëgjoni ish deputetët e Saliut Noka,Alibehaj,Bashën,etj etj vetëm thëresin revolta të heqim zvarë Ramën.Pa filluar fushata dëgjojmë po manipulohen listat dhe do ketë revolta të fuqishme.Pra ata e dinë se nuk fitojnë dhe tani vetëm akuzojnë Ramën.Them populli duhet të votojë Ramën sepse po fituan demokratët do shkatërohet çdo gjë që ka ndërtuar Rama bile edhe sheshet e qyteteve do i shkatërojë për të bërë sië do vetë siç bëri me Zogun e Zi.

  2. rrema says:

    Kush jane te gjith, keta qe jane kazan plerash.

  3. Vlora1912 says:

    *Te gjith* kunder Rames, thot ky gazetaruco-Karnalisti Medioker!!!

    Dhe me te gjith, ky gjiriz, quan dhe rreshton:
    -Pleshidentin
    -gjyqtar/prokuror te korruptuar
    -Gazetar karnalist, edhe me te korruptuar
    -opoziten edhe me te kriminalizuar…
    Keta quan te gjith, ne kohe zgjedhjesh, ky individ….
    ********
    Po Shqiptaret ku jane ketu???
    Se ata do votojne…se ata do zgjedhin??

    Apo Ata nuk kan rendesi per kete palo Gazataruc??!!

    Jemi demon kraci perfaqsimi ne…
    Ata, qe rreshton ky, na perfaqsokan edhe Ne…3 milion te tjerve
    Ne,
    Qe djersim neper punet tona, brenda dhe jasht vendit nuk kemi rendesi
    Se Ne, ne gjthshka na perfaqsokan *Ata…..edhe ne opinion berje, edhe ne zgjedhje, edhe ne deshiren te te zgjedhur ata qe duam ne…..
    ********
    Ne fakt Vangjeli ka nje te drejt kur me quan *te gjith* ata qe rreshton…..

    Por duhet ta plotesone me *Te gjith Estabilishmentin llum, politik, ekonomik, mediatik* pjes e te cilit eshte edbe Ramiu me vangjelucin…..
    ATA jane bashke edhe ne kete konflikt te stisur brenda llojit….
    Ata jan bashk njesoj si ato fekalet e marra nga i njejti Gjiriz por i servirur ne pjata me forma dhe ngjyra te ndryshe…..

    Edhe vangjeluci eshte fekale nga i njeti gjiriz, qe udhton me benz te shtrenjt dhe ben diversione te tilla…
    ********

    Konfliti i vertet eshte Ai midis 3 milion Shqiptarve dhe Estabilishmentit te ndyre, te korruptuar dhe kriminalizuar Shpiftar…..

    Te gjith Shqiptaret jan Kunder kesaj Klase te Degraduar, e cila per 30 vitet e fundit ju ka nxir jeten….J
    u ka shkaterruar te tashmen…
    Ju ka vrare te Ardhmen..

    Dhe per ti bishtenuar kesaj perplasje reale, midis Shqiptarve dhe Llumit Estabilishment, Vetperdoren lapanjoz si Ky, te cilet bejne diversion….*Duke shpallur nje perplasje te pavertet midis llumit estabilishment…..

    Dhe me e bukura eshte se:
    Ata qenkan Kunder njeri-tjetrit per ta ber me te mire Shqiperine, per tu kujdesur dhe punuar sa me fort per Ne, 3 milion te tjeret…

    1. Lala says:

      As edhe një kundërshtim. Bravo!
      Në emër të popullit kishte të drejt të drejtë të fliste vetëm ENVERI dhe as edhe një i degjeneruar nga 90- ta e këtej.

    2. Ilirjan says:

      Je dhe na Vlora, hapi syte shikoje qytetin tend, kujtoje si ishte 5- 6 vjete te shkuara. Per te mos thene si u katandis me 97.Kete vend do ta bejne vetem njerezit e QYTETERUAR ATDHETARE. Jo ata qe I fryjne urrejtjes.Edi Rama nuk ka alternative, kjo eshte fatkeqesi per ne. Zére nga te duash, NUK KA ALTERNATIVE.

      1. Vlora1912 says:

        Ilyrjan

        Nuk jam nga vlora
        N8ckun mund ta zgjedhesh si te duash…!

        Problemi, o Ilirjan, eshte se i kam te hapur syt, dhe ajo qe shikoj eshte e trisht dhe e pashpres…….

        Nje pensionist si une, nuk genjebet kollaj me ca m2 beton me teper…..

        *****
        E keqja qe ka kapluar kete vend , duke filluar qe nga bastardi i Vuçidolit Saleh, eshte shum e madhe per te mos u ven re edhe nga Qorrat….

        Vetem Militantet kan te drejt te mos ta shohin kete te keqe….

        Ja kalofsh sa ma bukun o Hyllirjan…

    3. Pyka says:

      Ke folur mire vlora 1912..?

  4. Pikerishte kjo e ben Ramen te ndihet Krenar dhe KM duhur ne syte e gjithe Shqiptareve.
    ndryshe nga Bandat qe dridhen sot ,nga Reformat ne Drejtesi dhe kudo, ata qe i tremben
    Drejtesise per Krimet dhe Abuzimet me Shtetin,tradhetite Kombetare. ,pra Krimi i bashkuar qe i trembet Burgut,qe Leh ne Kore si qent e terbuar ???❕

    ———————–
    Eshte nji ndarje Natyrale e cila ben dallimin
    midis Njeriut vs Plehrave ,
    dallimin mes Qytetarit me Genn Europian vs atij me genn islami,
    dallimin mes Te Mirit ,te Kultures Qytetare vs asaj te te shpirtmuteve Sociopate, Ligesise Njerezore – Tinzarise
    dallimin mes Shqiptarit Atdhetar vs mbeturinave te Karaputanes Esadiste ,
    qe siedhe e ka ne gjak, e nxitur sot nga armiqet Historike Greqi Serbi etj Hiena e zagare te Huaj
    qe ja ndjne eren Bushtres Esadiste i kane ngjeshur Byth me Bath,
    ne nji ushtri qe leh mediave,
    duke na kujtuar Shkerdhatat e surrat bythes me Lesh ,xhuxit Haxhi Hale Qamilit . ?
    ??????????????????????????????
    ????????????????????????????

  5. Driko says:

    Ky dhe gjithe minoritaret vllehe,greke,serve,boshnjake,gorane,rome ,siriane,iraniane etj Jane strumbullari I gjithe lojerave e kurtheve te poshtra ne kurriz e dem te shumices shqiptare te popullit e interesave te kombit shqiptar si te krijuar nga zoti pa me te voglin pishmanllek.Keshtu ka ndodhur qe pas renies Se Ilirise e Gjergj Kastriotit.100 vjeteshi i fundit tejet antishqiptar e tejet i kamufluar se gjoja kemi qene sivrane e kemi qeverisur ne shqiptaret.RRENE E MADHE ME BISHT,PER TURP TE BOTES E KELYSHEVE TYRE KETU.ZOTI MBROFTE E NDIHMOFTR SHQIPTARET!!

  6. Ert says:

    Edhe amerika kunder edi rames, njeri do shkoj ne burg, me duket se do shkoj palla surrit

  7. Vladimir says:

    Ekselent Lorenc, çdo koment eshte i tepert.

  8. Ceni says:

    Emrat qe permend Lorenci jane te damkosur si te keqinjte e ketij vendi. Njerezit e thjeshte, te lodhur e merzitur nga e kaluara e atyre qe ju permendni jane shume me teper. Ata nuk i fshijne dot nga kujtesa, vrasjet e Berishes dhe 7% e Metes. Kur permendni keto emra te ze e dridhura. Kthimi mbrapa eshte vetvrasje.

  9. Albani says:

    Vangjo çfar ke shkruare more lum madh se nuk po dime ku te veme piken,megjithate vazhdo se ne fund te muajit edhe ti do nje rroge per te mbajtur shtepine.

  10. ERTV says:

    Mqs ti Lorenc e ke moshën relative.
    Ka qenë një libër rus “Edhe i vetëm trim në luftë”
    Ku personazhi ishte dikush që luftonte nazizmin në luftë (me të vërtetë trim dhe i zgjuar)
    Por ai ishte vetëm një Lorenc dhe nuk ishte personazhi i shkrimit tënd për faktin e thjeshtë se nuk është as aq trim, e as aq i zgjuar.
    Që të jem realist mendoj se në Shqipëri duhet të ç’rrenjoset njëherë e mirë i ashtuquajturi “kult i individit” ku njerëzit rendin pas një emri për 1001 arsye, më së shumti materialiste.
    Ku keta individ marrin dhe të gjitha merritat por edhe gjynahet mbi supe.
    Hyn Angela Merkel (gjigante e vërtetë) në sallë e nuk ngrihet njeri as të duartrokas e as të gerthasë thjesht vazhdojne rutinën, dikush e solution, dikush as nuk leviz nga karrikja, dikush vazhdon atë çfarë po bënte
    Ne AL ende vazhdojmë e ngjjremi për këtë “gjigant trimfator”
    Asgjë e keqe nuk na gjen po ti themi gjithë kësaj kaste “ik e pirdhu” me votë (qe s’lënë hapësirë apo me indiferencë.
    Sa për luftën e Edit me duket më shumë si lufta e personazhit të Miguel Servantes që luftonte me mullinjtë e erës…
    I bie qe edhe ky të njëjtën gjë po bën se është bërë edhe ky DON (Edi) ku këta të tjerët janë mullinjtë e erës dhe nuk ngelet gjë tjetër por thjesht ti thonë (Don Edi, ti bacio le mani).
    Patjetër kështu siç paraqitet situtata duhet të zgjedhësh midis dy të këqijave…
    Kuptohet që Saleh, Lul, Ilir, Monika e Medi e company si ka kush në rrefene por i bie që të votojmë Edin në 25 Prill dhe në 1 Maj të dalim “Edi ik” jo për të ardhur këta jooo…
    Por dikush tjetër i majtë nga fitueset (Jo Erion hajduti)
    Çdo gjë e ka një fund.
    Nje politikan është nje produkt që relativisht konsumohet dhe maturohet shpejt.
    Këta janë konsumuar …
    Alternativa është si puna e atij që shkon në dyqan si njëherë e një kohë e ka vetëm një lloj malli për të blerë (Nqs nuk ka ik ajo kohë, duhet të iki)
    Edi përveçse është konsumuar dhe na lodhi (thjesht nuk ka çfarë ofron më)
    Normën marxhinale aktuale te konsumit e ka zero.
    Dmth është konsumuar.
    (Nqs ndryshe larashikohet pjesëmarrje shumë e ulët në votime). Kuptohet që kjo nuk ju prish punë.Por a janë legjitime zgjedhje të tilla!?

  11. Leshteriku says:

    Ne opoziten e bashkuar Jane nje tufe dembelash eshte mire sejcila parti te kandidoj me vete dhe te shohim sa vlejne. Koha ka tregua se ato Duan vetem te vjellin dhe shkaterrojn cdo gje. Eshte mire we nga 140 deputet te jene 100 dhe te ulin rroga e majme nga keto kursimet e deputet e te rrisin pensionet qe Jane stresa me e varfer ne shqiperi

  12. Aleksander says:

    Te gjithè kunder Edi Rame,
    Vetem Populli eshte me te.
    Me 25 prill voton Populli per Ramen,
    Te gjithè kush jane?

  13. qytetar says:

    Vetem fillimin te lexosh dhe e kupton hallin e Lorencit.
    Te gjithe armiqte e Rames jane armiqte dhe Hajdutet e ketij populli.

    1. katarakti says:

      Pikërisht këtu eshte edhe dobiçlliku i Vangjelit. Që ti dhe të tjerët si ty të arrijnë në këtë pêrfundim. Sepse eshte pikërisht ashtu siç thua ti: Të gjithë armiqtë e Ramës janë armiqtë dhe hajdutët e këtij populli. Ke thënë shkurt dhe qartê atë që Vangjeli e ka stërholluar duke bêrë budallain!

      1. qytetar1001 says:

        Qe e keni kete te perbashket e keni. Madje jeni edhe perfaqesim i rumpalles, idiotesise, paaftesise (e gjithe veseve te keqia qe tregohen per nje pjese te shqipetareve gjate shekujve).

  14. Timi says:

    Sigirisht qe bolet e demit do kapin me 25 prill. Edi Rama do fitoje edhe 4 mandate te tjera sepse keta hijena akoma jane verdalle

  15. Doganieri says:

    LORENCI KA TE DREJTE TE JETE ME RAMEN SEPSE THUHET SE PREJ VITESH PAGUHET NE BORDEROTE E DOGANAVE TE RILINDURA. SI DOGANIER. ÇDO GJE BEN VAKI NJEREZ. LORENC VANGELI DOGANIER? NESE ESHTE RALITE KY KULMI I ABUZIMI ME PUSHTETIN I RILINDJES…

  16. Idriz Mazreku says:

    Eshte e thjeshte:goditet me gure pema qe ka kokrra.Populli i thjeshte, qe eshte votuesi, di te beje krahasimin:Luli qe fle gjume dhe i ka shkuar mendja te behet kryeminister,apo Rama qe punon e ben perpjekje.

  17. shqip says:

    Kur gjërat janë kaq “reale”, atëherë pse kjo ushtri e panumërt nuk hyri në zgjedhjet lokale ? Pse dridhen e perdridhien për ca ligje absurde , jo të hapen, jo mos te hapen ? Kur janë të gjithë kundra , sa mbështetje kanë në elektorat ? Ore Lorenc , po të paktën te shtoje kryesoren . Popullin , të ndarë në mavi, gri, blu. Ç’na intereson ne se bëhen bashkë Idrizi me Dulen? Jep sondazhet që të jesh konkret në ato që thua. Personalisht Ramen e shoh si penges, por jo alternative. Për momentin që flasim është alternativa më e pranueshme dhe e vetme për fat të keq tonin. Kështu që vota do shkoje prapë te kjo mazhorance. Nejse, ti vazhdo bjeri, se i bie bukur. Po hidhi një sy komenteve, jo vetëm mledhjeve të grupit parodist të Shqupit. Atje njeri i bie gozhdës, tjetri patkoit.

  18. vertino says:

    Lorenc Vangjeli shume konfuz ne kete shkrim.
    Keta “te gjithe” kunder Rames sa perqind te popullit shqipetar jane?
    Eh dikur me ke pelqyer per shkrimet e opinionet e tua por me kete shkrim: Just bullshit!
    Whatever Te pershendes nga US>

  19. Fred says:

    RAMA, NJEMIJE HERE VETEM RAMA!

  20. Ed says:

    QUAN TE GJITHE KRIMINELET HAJDUTET TRADHETARET HAROVE
    GREKUN
    SERBIN
    RUSET
    KURSE PAS TIJ VJEN GJITHE DIASPORA E NDERSHME DHE POPULLI I NDERSHEM

  21. iksi says:

    O z. Lorenc , jam dakort me ju te gjithe i ka kundra dhe te gjithe po i ban me lujt mendsh e me marr malet siç ban shpesh gjoja president (se president nuk eshte ) se president nuk eshte por eshte nje hajdut dhe kriminel . Dhe duke i bere te gjith te luajtur mendsh perseri Rama fiton zgjedhjet se ato diten e votimit do ikin ne drejtim te paditur mbasi edhe ata pak mend qe kan pat ju kan dal nga trute . Llogoria se si e ka te sigurte fitoren Rama eshte kjo : Te gjitha familjet e administrates shtetrore ne qender e ne baze do votojne per te , pra duke futur brenda policine ushtrine , plus familjet e veteraneve plus ish ushtaraket , ja u bene 900 mije vota , ja pra fitorja . Sepse hajdutat e kriminelat qe jane ne partite e gjoja opozites bashkuar ata nuk votojne as njeri tjetrin por leshohen si ujqerit kush e kush te shqyen mish me shume . Edhe kur duan ti mbushin mendjen popullit qe Rama ka frik prej nesh prandaj ben ndryshimet ne kodin zgjedhor , Po ka frik Rama se 900 mije votat i ka te sigurta plus edhe te tjera majtas djathtas ja shkoj tek nje miljonshi .

  22. Daja says:

    Vetem bllokun dhe gjirin lalezit ka kundra o lenc po shqiptaret nuk kane leke si sala likjA po edi tja fuse te pakten manallin se ben vaki dhe mbeten prap opozit keta pas 25 prillit ska me keq. As per opozite sido lenc mbete besnik i mete qiu peka.

  23. Deni says:

    Eshte e vertete dhe real rrethimi armiqsor ndaj Rames nga ata qe rreshton Lorenci. Mendoj se kesaj situate i fryn edhe vete ER, i cili kerkon te viktimizohet ne maximum pasi ne ndeshjen, {zgjedhjet} e rradhes dihet qe tifozet,.
    edhe instiktivisht ,rreshtohen ne krah te viktimes

  24. Shenjestra says:

    Loreenc! E ke thare kete artikull.Vertete Rama eshte vetem.Te gjithe me maç e me kuç i jane hedhur persiper dhe kerkojn t’a shqyejn.Eshte e vertete se Rama i ka kundra te gjithe me president,me opozite,me kryetar partishe,me media,me prokuruor,me gjykates,por ama ai ka nje mbeshtetje te madhe,nga populli qe do e votoi masivisht ne menyre te habitesheme.Qent,hienat,dhelprat,ujqerit nuk i do njeri dhe pikerisht keta qe kerkojn ta hane te gjall Edi Ramen,bejne popullin qe t’a votojn Edi Ramen per nje madat te trete dhe te sigurt.Pershendetje dhe urime.

  25. Zyko says:

    O miqte e mi. Do e them gjithnje deri ne zgjedhje. Edhe une jam kundra Rames k/minister sepse jam me Ramen e Shqiperine. Beri shume deri tani dhe gjithashtu nuk beri disa gjera te domosdoshme te cilat nuk ka dashur e nuk do ti bente kurre se ka friken e vehtes se tij. Ndoshta jo sa te tjeret por edhe ai eshte mekatar. Duhet te nxjerre nje kandidat tjeter nga P.S. per k/minister dhe te fitoje perseri P.S.
    Rama perseri k/minister do diskreditonte vehten Dhe do mbante ne vend numuro Shqiperine sikurse po ndodh ne mandatin e dyte.

  26. Detari says:

    Ma ate pasion qe ka Rama pre pushtet, dhe ata kundershtare latente qe ka, deri ne vitin 2040 nuk zbret nga “kali” i kryeministrit.
    Ata qe e duane, le te gezohen. Ata qe nuk e duane, te shterngojne dhembet. U pa kjo pune.

  27. Free and fair elections says:

    Ky rama juaj qe ne takim me gazetaret me rastin e vitit te ri ne Vitin e trete te qeverisjes u tha atyre dhe gjithe shqiptareve se po flas gjate sot Se nuk do rri gjate kryeminister si te tjeret! E kush e hante ta hante. Personalisht isha i sigurt se ishte manjak pushteti thjeshte si parardhesit ne mos me i semure…Demet qe shkaktpn e ndjell mbi veri e shqiperi neser jugu thote epo rama idhte i sorosit ,ishtr coban vllah nanos e nuk na pyeste…ne fakt po shijojne punet r mira ne shtet e para pa fund ndersa shpirtin ja kane shitur shejtanit…sa turp….veriu nuk ka as bsshkite r veta nen qeverisjen e tij ma keq se ne kohen e qoftelargut sllavoboshnjak Enver!!!!

  28. TIRONA says:

    SORRY,EVEN SO,IT KEEP TURNING!
    ESHTE E VERTETE:
    PER FAT TE KEQ ASNJE,BURRE,NUK ESHTE ME I MIRE SE RAMA,por hajdute-vrases,te paafte-leshterike
    ??????!

  29. Salbeu says:

    Shkrim perfekt. Mbëshetësit e Ramës hapni syt dhe veshët janë në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka më kthim prapa , kush do parti që i shërbejnë UDB le të votojnë PD dhe LSI.

  30. PO , PO says:

    Me sakte duhej thene : Te gjithe plehrat fashiste – kunder E.Rames ! Edi Ramas ka shume kusure ne qeverisjen e tij ne keto dy mandate ! Ai nuk eshte aspak i majte dhe e ka demtuar rende PS-ne , por ….. , kur mendon se mund te rikthehjen ne pushtet kriminele me vule ne balle , qe kane 30 vjet ne politike dhe i jane ngjitur asaj si shushunja duke i pire gjakun , vjedhur , vrare e shkaterruar gjithecka me themel , hipokrite , mafioze e cinike deri ne kulm , per t`ua bere me te lehte fqinjeve tane shuarjen nga harta te Shqiperise e te mbare kombit , serisht e serisht shqiptaret do te votojne psikopatin Edi Rama , deri sa te largohen nga politika keto fytyra te neveritura . Te nesermen e largimit te tyre nga politika , te gjitheve na lind e drejta ; te majte e te djathte , te fshijme nga politika edhe Edi Ramen , ashtu sikurse beme me felliqesiren e politikes shqiptare , Fatos Nanon , ne kerkim te nje qeverisje gjithenje e me te mire !

  31. Tualet Palla says:

    Lorenc Evgjiti kulmin si gaz(e)tar gazrash e ka arritur me reklamen tek ERTV ” si te zmadhosh vrimen e bythes nga 1 ne 5 inç ne 5 ditë ” pa efekte anesore. ( how to increase ass hole diameter from 1 to 5 inch within 5 days). Impakti ka qene pertej imagjinates tek rilindaret dhe fansat e Meros. Nuk dihen arsyet pse Mero vetë nuk u regjistrua perkrah Lorenc Gabelit ( evgjit me çertifikatë)

    1. Ermal berati says:

      Po ja rrite vleren se po e krahason me evgjitet. Evgjitet ne shqiperi jene njerez te nderuar, kurse ky Vangjeli eshte nje mi gjirizi.

  32. rino says:

    Edi Rama vleresohet nga kokat e botes,si intelektual qytetar….te tjeret jane cobane te zbritur nga mallet,me valixhe prej druri,pa asmje pale brek dhe kanatjere……

  33. Vlora says:

    O EDI …. I THuaj Likes te mar nje brisk dhe te te rruaj zogun ? se deri aty arin ai….me lart nuk ngjitet dot???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje