PS propozoi ish-ministrin demokrat, Bylykbashi e refuzon Ilir Rusmalin: Zbardhet lista e kandidatëve për KQZ-në e re

2 Tetor 2020, 19:26Politika TEMA
PS propozoi ish-ministrin demokrat, Bylykbashi e refuzon Ilir Rusmalin: Zbardhet

Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbylli mbrëmjen e së premtes procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së së re, në respekt të marrëveshjes politike të 5 qershorit.

Komisioni përzgjodhi si kandidatë për detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, Ardjan Myslimaj dhe Ilirjan Rusmali, por ky i fundit u eliminua nga i dërguari i posaçëm i opozitës jashtëparlamentar Oerd Bylykbashi duke dërguar kështu për votim vetëm dy emrat e parë.

Në zbatim të procedurës, z.Bylykbashi në cilësinë e të dërguarit të posaçëm përzgjodhi tre kandidatë nga lista e kandidatëve për nënkomisioner dhe pas eliminimit të njërit prej emrave nga komisioni, mbetën në garë Lealba Pelingu dhe Agron Haxhimihali.

Gjithashtu Kuvendit iu dërgua për votim dhe lista e anëtarëve për Komisionin Rregullator i cili përbëhet nga kandidaturat e Ilirjana Nanos, Dritan Çakas, Odeta Berberit, Muharrem Çakajt dhe Helga Vukajt.

Ilirjan Rusmali edhe pse u eliminua për postin e Komisionerit Shtetëror është përzgjedhur si anëtar i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve së bashku me Elvin Lakon, Koli Belen, Elvis Cefën dhe Ledio Brahon.

Projektvendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentare për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së hënë, datë 5 tetor 2020.

13 komente në “PS propozoi ish-ministrin demokrat, Bylykbashi e refuzon Ilir Rusmalin: Zbardhet lista e kandidatëve për KQZ-në e re”

  1. xyz says:

    Çuni i Çajup Rusmajlit që ka qenë spiun ordiner.

    1. Roberto says:

      Cajup Rusmajli nuk ka qene Sali Berisha por per aq pak sa kam degjuar per te nga persona qe e kane njohur ka qene njeri korrekt. I biri u be me PD se ashtu ja donte interesi. Nuk ke ca i ben.

  2. Torino says:

    O xyz dhe zhul.Ilir Rusmajli-jo me i miri po nga me te miret kostitucionalist qe ka pas ky vend ne 30 vjecarin e fundit.Babain mund ta ket pas me te ligun e Maleshoves po pregatitjen profesionale dhe standartin me doreheqje qe vendosi kur ish minister akoma se kemi pare,hidhi poshte po munde po me argumente e jo me lufte klasash(ah mor komunizem cna bere-s’heqim dore nga biografia)

  3. PeDe-ja says:

    Mos u mërzit Ilir.
    I yti t’a fut.
    Armiku të “vret”.
    Djalli kur nuk ka punë, merret me kalamajtë e vetë.
    Salehu po t’a kishte të gjatë, ja fuste dhe vetes e jo më juve që ju ka vetëm numëror topi, invemtar copë 1.

  4. Qytetari i Thjeshtë says:

    Nuk ka thene kot ai burri i huaj se lufta brenda llojit eshte shume e ashper!
    Keta jane bere si shoku Enver o me mua o kunder meje, rruge te mesme nuk ka.
    E shpallen armik te kllases edhe Rusmajlin.
    Per hajer i dalte opozites, por si e kane nisur do na i lene te gjatin edhe 2 mandate ne pushtet.

    1. Me mir te gjatin gjith jeten.se nje vite keta te pd…nje vit i ketyre.esht baraz 20 vjet mbrapa…

  5. Ridvani says:

    Xyz-it dhe Torinos.
    Torino e ka paraqit realisht personalitetin e Rusmalit per ta mesuar shpifsi XYZ. Por sa per baban e tij, te ndjerin Çajup Rusmali, ata qe kan punuar ne RTV e njohen nga afer, kete njeri me shpirt te madh, teper human, i drejtperdrejt.

  6. Arber iliri says:

    Rusmajli profesionist.PD don zara ti urdheroje.

  7. Refiku kiras says:

    Ilir Rusmaijli ka qene nga figurat ma pozitive te ish pdse.nuk ka kene legen ,nuk a fute ne rresht kollaj si shumica e pickave e burrkurvave te djeshme e te sotme,pa folur pastaj per pregaditjen e tij juridike.

  8. Tualet Palla says:

    Ska nevoje ti permendesh babain ketij zhapiku te kuq me gene spiuni ordiner. Standarti “Rusmajli”!!!! O dele po edhe qorre me demek nga Torino. Po ku e ke lexuar kete te RD-ja apo Zeri i Popullit. Tjetri u kap me presh ne dore ne tender ky thote standart . Po ku do mbytej Rusmajli me gjithe ate formim te mire ” kostitucionalist” qe paska mahnitur torinezet 30 vjetet e fundit. Na gajase o sigurims torinez i nivelit 3 [80 leksh]

  9. Agimi says:

    xyz
    duhet te jesh saliu i vicidolit, ose me mire saliu dobic qe nuk i dihet baba se sheqerja dihet po ngaqe eshte kopil i ka ik sheqeri dhe eshte be zeher farmak. po ja kalon edhe enverit qe i pushkatoi te gjithe themeluesit e partise po me nje pejashtim se rnveri mbajti xha pilon sa per te thene, ndersa ky i zhduku te gjithe ashtu si po ben me PD. jam demokrat dhe i flakte meqe do ta dish por me kete veprim mbase ne dukje i parendesishem e siguruam opoziten edhe per 4 vjet. te me falin demokratet por do jete e vertete, dhe sa per dijeni mos beni me faj lulin se PD e drejton sala, argita dhe abi te tjerat kuptojini vete
    sa per Cajupin lexo te gjitha shkrimet e kohes e nuk del si burre i keq apo qe te ja kete fute shokeve si saliu yt

  10. Pellumb says:

    Familja Rusmali eshte familja me fisnike qe para clirimit ne kohen e sociaizmit por me fisnike e bene dhe brezi i ri ne democracy Respekt te jashtezakonshem per familjen e tij dhe femijt.
    Gjyshi I tij po eshte Malshovit.Po ka ka jet ne USA kur keta qe flasim e shkrujane skan pas buke te han dhe jo te mereshin e te meren me politik Skandal njerezit e mire e te zgjuar e me shkolle nuk I do poliTika Prandaj jemi ne kete gje nje si komb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje