IKMT ka hedhur në erë një pallat 14-katësh në Durrës, i cili ishte dëmtuar nga tërmeti duke u bërë i pabanueshëm.
Shpërthimi i fuqishëm me 130 kg tritol, të llojit C4, është ndjerë në të gjithë qytetin bregdetar duke shkaktuar një zhurmë të fuqishme.
Një punonjës i forcave xheniere ka mbetur i plagosur gjatë shpërthimit të kontrolluar për të shembur pallatin në lagjen 17, në Durrës,.
Mësohet se i plagosur ka marrë dëmtime në fytyrë dhe në kokë, por fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i forcave xheniere po merr ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Në një njoftim, Ministria e Mbrojtjes e quan këtë një nga operacionet më të vështira deri tani, pasi u desh një punë voluminoze për hapjen e mbi 3000 furnelave nga ekspertët e batalionit të xhenios.
Hedh amerikani ndertesat ne ere, precisioni si ne kompjuter, as pluhur as deme! hedh xhenjeri shqiptar ne ere, o do humbi ndonje sy a dore, o do beje nja 100 mije euro dem rreth e rrotull! Ju …. mu ne xhenjo!
Po demtimin e hyrjes time qe eshte ngjitur me pallatin qe u shemb (kati 1 te Al 93) dhe qe nuk po hapet dera e blinduar nga deformities, nuk di sa shkaterrim kam brenda. Termeti vjeteshem I kishte bere shume çarje e plasaritje, por ky shperthim do ma kete shkaterruar brenda, sikurse komshies qe I eshte rrezuar dera ka vertetuar qe I jane demtuar komplet mobile, muret, gjithçka. Kush do na I paguaj demet ne?
Mos e blije shpine…njit me penxheren e banjos te pallatit tjeter…kur pirdhni e ngjon tjetri ke pallati ngjitur…ka dhe raste tilla…qe duhen shembur…se jeni fut si lopet neper pallatet qe jan ngjit me njoni tjetrin…ku nuk hyn as ambulanca as zjarrfikesja…
Me vjen keq per juve por satirike si ngjarje. Para disa vitesh pashe ne video nje shperthim ne fier qe theu xhamat e komshinjve rreth e rrotull. Duhet te kish sherbyer si shembull per te ardhmen por fatkrqdisht ju qete viktimat e rradhes.
Kopsit mire çeshtjen, pergatit listen me demtime (fizike dhe shpirterore) dhe evidence dhe kerko demshperblim. Kush paguan thyen me duket… Ose e kunderta..