A gaboi Presidenca në sulmin ndaj Mero Bazes dhe si lindi debati

4 Tetor 2020, 21:54Politika TEMA

Mbrëmjen e djeshme, Gazeta Tema e Mero Bazes, publikoi një shkrim ku akuzonte presidentin Meta se kishte shkelur Kushtetutën duke i dhënë me firmën e tij, nënshtetësinë shqiptare një lojtari afrikan të Sport Klub Tiranës.

Në shkrimin e gazetës Tema  argumentohej se për të dhënë dekretin e nënshtetësisë për një shtetas të huaj, duhen të pakten 5 vite qëndrim dhe më pas gazeta shkruante se në rast se operohet në këtë mënyrë në dhënien e nënshtetësisë, atëherë çfarë filtrash mbrojtës do kishte Shqipëria në rastin kur nënshtetësinë mund ta synojë edhe një terrorist.

Kjo pyetje që shtronte Gazeta Tema u keqinterpretua qëllimisht dhe u nxorr jashtë kontekstit nga zëdhënësi i institucionit kushtetues të Presidencës, Tedi Blushi, ku Blushi akuzonte Gazetën Tema se ajo e kishte akuzuar ekipin e Tiranës si klub terrorist.

Reagimi i Blushit ka dy probleme.

E para: Nuk ofron asnjë kundërarsyetim të ftohtë, shpjegues mbi procedurat e dhënies së shtetësisë në rastin konkret duke shmangur sqarimin institucional dhe duke kaluar në retorikë sulmi personal.

E dyta: Tedi Blushi  ka keqinterpretuar qëllimisht dhe ka mashtruar publikisht kur ka thënë se Gazeta Tema e ka quajtur klubin e Tiranës si klub terrorist. Gazeta Tema nuk e ka bërë këtë gjë.

Ky qëndrim dhe kjo mënyrë e të sjellurit të Presidencës, përveçse nuk është korrekte në planin e seriozitetit të një institucioni kushtetues, për nga mënyra agresive si u krye e bën akoma edhe më të besueshëm pretendimin e Bazes dhe Gazetës Tema.

Para përplasjes për shtetësinë e lojtarit afrikan, Tema kishte publikuar disa shkrime të tjera që kanë të bëjnë me presidentin.

Fillimisht me një analizë të Bazes lidhur me një postim të kreut të shtetit në rrjetet sociale, i pasuar nga një tjetër ku ai e akuzon atë se është përfshirë në fushatën zgjedhore.

Prej këtej, pak më vonë, një shkrim në Gazetën Tema, e përmend  Metën lidhur me dy shkrime që kanë të bëjnë me këshilltarin Ilir Kulla, për një lajm të shpërndarë nga mediet italiane për çështjen e një ngarkese mbetjesh toksike.

Megjithatë ajo që nxiti një seri shkrimesh ndaj presidentit mbrëmjen e 3 tetorit ka të bëjë me dhënien e shtetësisë shqiptare të një futbollisti afrikan të Tiranës, duke e akuzuar kreun e shtetit për shkelje të Kushtetutës në rastin në fjalë.

Sipas Bazes, Winful Cobbinah ka vetëm dy vite që jeton në Shqipëri e sipas Kushtetutës, për të përfituar pasaportën shqiptare atij i duhen të ketë jetuar në vend të paktën 5 vite.

Që prej mbrëmjes së 3 tetorit deri mbrëmjen e katër tetorit, në gazetën Tema të Bazes ka 21 shkrime që kanë të bëjnë me presidentin Meta.

Në një seri shkrimesh e editorialesh përfshihen tërthorazi edhe emrat apo qëndrimet e kryeministri Rama, ish-ambasadorit amerikan Lu, presidentit të Sport Klub Tiranës Refik Halili e grupimi i tifozëve të Tiranës.

Disa prej shkrimeve kanë në qendër presidentin e Sport Klub Tiranës, Halili pas reagimit lidhur me rastin në fjalë si dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Jo të gjitha kanë të bëjnë me çështjen e dhënies së shtetësisë shqiptare lojtarit me origjinë afrikane duke u shkëmbyer mes çështjes në fjalë e shkrimeve të Bazes ndaj presidentit Meta, politikisht dhe familjarisht. (Hashtag.al)

Presidenti Meta u është përgjigjur shkrimeve të Bazes nëpërmjet zëdhënësit Blushi.

Ky i fundit ka bërë 3 reagime gjithsej në Facebook. I pari ka të bëjë me këshilltarin e presidentit, Ilir Kulla dhe dy të tjerët për çështjen e dhënies së shtetësisë shqiptari, lojtarit afrikan të Tiranës.

Në njërin nga reagimet, Blushi, ka publikuar kërkesën e Sprt Klub Tiranës për dhënien e shtetësisë shqiptare lojtarit Cobbinah për ndeshjen e kryeqytetasve në Ligën së Europës ndaj Young Boys.

Bilanci i shkrimeve të Mero Bazes ndaj kreut të qeverisë përfshin më shumë se 20 shkrime në harkun kohor të 48-orëve e përballë tyre janë 3 reagime të zëdhënësit të presidencës, Tedi Blushi.(Hashtag.al)

3 komente në “A gaboi Presidenca në sulmin ndaj Mero Bazes dhe si lindi debati”

  1. k says:

    Meta eshte hajdut i korruptuar.
    Blushi eshte shërbëtor me pagesë.
    Shqipëria vendi më i pafat.

  2. Nafije fallxhorja says:

    Ilir hajduti e ka vendin ne burg. Ky Blush pederasti ti haje mutin mu ne bythe Meros.

  3. deda says:

    o blush iliri ta ka mush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje