Brexit ende pa marrëveshje: Kush janë çështjet që ndajnë Britaninë me BE?

4 Tetor 2020, 20:15Bota TEMA

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe Kryeministri Britanik Boris Johnson ranë dakord të shtunën për të “punuar intensivisht” për të zgjidhur “boshllëqet e konsiderueshme” që mbeten midis BE dhe MB në bisedimet mbi marrëdhëniet e tyre të ardhshme.

Një deklaratë e botuar nga Komisioni Evropian të shtunën tha se Von der Leyen dhe Johnson kishin rënë dakord mbi rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjatë një video konference, por që të dy palët nuk mund të bien dakord mbi çështje kryesore.

Në deklaratën e përbashkët, ata thanë se “progres është arritur në javët e fundit, por që boshllëqe të konsiderueshme mbeten, veçanërisht në fushat e peshkimi dhe qeverisjes”.

Të dy liderët mbështetën komentet nga negociatorët kryesorë të premten, ku Michel Barnier i BE tha se “divergjencat e vazhdueshme serioze midis MB dhe bllokut mbeten pas raundit të fundit të bisedimeve midis dy palëve.”

Barnier tha në një deklaratë se kishte pasur “zhvillime të reja pozitive” gjatë raundit të fundit mbi tema që përfshijnë sigurinë e aviacionit, koordinimin e sigurimeve shoqërore dhe respektimin e të drejtave themelore dhe lirive individuale.

Por ai gjithashtu theksoi se kishte pasur “një mungesë përparimi në disa tema të rëndësishme” duke përfshirë mbrojtjen e të dhënave personale, angazhimet për ndryshimin e klimës ose çmimet e karbonit.

Të dy palët mbeten të ndara për garancitë afatgjata për konkurrencën e hapur dhe të ndershme, një marrëveshje mbi peshkimin dhe mekanizmat e fuqishëm të zbatimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.(scan)

1 komente në “Brexit ende pa marrëveshje: Kush janë çështjet që ndajnë Britaninë me BE?”

  1. Prof Dr.Kalec Dega says:

    Thjesht per qypat:
    ose shqiptaret qe duan te jene evropiane…..
    :
    BE do qe ta ket nen kontroll Britanine Madhe qe do te thote qe Britania e Madhe ti neshtrohet rregullave dhe ligjjeve te BE-se.
    Kjo eshte e paparanueshme per Anglezet qe duan rikthmin e pamvaresise/ sovranitetit qe do te thote te mos komandohen nga ligje e Gjykata Evropiane, te krijojne lidhje tregetare me ke do, deri tani nen BE, Britanise Madhe nuk i lejohet te lidhi marreveshje tregetare me cilido vend ne bote qe i pelqen dhe te mos jete e varur politikisht nga Brukseli burokrat e diktatorial qe kerkon Ushtri Evropiane dhe qe anglezet e quajne skandal dhe te padeshiruar dhe qe BE nuk eshte me Bashkim Ekonomik por po shndrrohet ne nje Organizate Politike qe kerkon njehsimin e kombeve dhe diktat me te lehte mbi ta kur te shuhet nocioni komb…..pra duan krijimin e Shteteve te Bashkuara te Evropes.
    Por, Britaniket, ata qe vertet duan pamvaresi totale nga kthetrat e diktatures evropiane, dmth ata qe votuan per t’u shkeputur…nuk jane dakord.
    Si perfundim, EU kujton se ka te beje me Albanistanin dhe jo Britanine e Madhe.
    =
    Ne qofte se nuk do kete marreveshje , do humbin te dy palet …do jete e veshtire per shume vite per Britanine e Madhe por do kene fituar sovranitetitn qe neser shqiptartet do tja dorezojne , bile edhe me te lutur , Brukselit ose EUSSR.
    Gracie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje