Deklarata e Papës: Virusi nuk është ndëshkim hyjnor

4 Tetor 2020, 15:41Bota TEMA

“Koronavirusi i ri nuk është një ndëshkim hyjnor, edhe pse është e vështirë të mendohet se kjo katastrofë globale nuk ka të bëjë me mënyrën sesi pozicionohemi përballë realitetit, duke pretenduar të jemi zotëruesit absolutë të jetës sonë dhe të gjithçkaje që ekziston.

As do të ishte e mjaftueshme për të pohuar se dëmi i shkaktuar natyrës në fund, kërkon llogari për abuzimet tona. Është realitetit vetë që ankohet dhe rebelohet”!

Kështu shkruan Papa Françesku, që në këto kohë të vështira e vë theksin tek nevoja për vëllazëri. “Boll me kulturën e mureve”, thotë Ati i Shenjtë, i cili përpiqet të mos promovojë vetëm me fjalë, por edhe me vepra.

Kjo sipas tij, do të kontretizohej me “një politikë më të mirë”, e cila të mos I nënshtrohet interesave financiare por t`i vihet në shërbim të mirës së përbashkët.

“Kush ngre mure, do të përfundojë skllav i murit që vetë ka ndërtuar”, u shpreh Papa. Kreu i Kishës Katolike po kështu theksoi se nuk duhet të ketë më luftra, që sipas tij, “përfaqësojnë dështimin e njerëzimit”.

 

3 komente në “Deklarata e Papës: Virusi nuk është ndëshkim hyjnor”

  1. Daja says:

    Bless. Papà do Te ndertoj urat e shpirterave njerezor. Aleluja. D.

  2. Nuk është ndëshkim hyjnor! Po pra, se nuk ka Zot! Provat janë sheshit por ju nuk i hapni se bie Zoti dhe feja mbyllet si aktivitet mashtrimi publik. Virusin e kanë hedhur ata të iluminatit në bashkëpunim me Kinën rënuar ekonomitë dhe për të kontrolluar botën. Ti Papë, je pjesë e iluminatit!

  3. xhin xhoni says:

    Papa Peshtira kush bole beson ne fjalet e tua ,pap ordiner argjentinas,promovues i panfese,sherbetor i mefistofelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje