Rusi, mbi 1 milion e 215 mijë të prekur nga COVID-19

4 Tetor 2020, 14:09Bota TEMA

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.215.001, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 21.358, transmeton Anadolu Agency.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 10.499 raste të reja me virusin dhe 107 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 979.143, me 3.284 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 3.327 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 303.940, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 5.343, me 29 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 47,6 milionë teste, përfshirë 436 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.

1 komente në “Rusi, mbi 1 milion e 215 mijë të prekur nga COVID-19”

  1. flm says:

    rusia nuk osh spital qe sillni vetem ket lajm

    atje jan tu bo rrug per dite etj
    kan qasje te tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje