Çuçi: Heqim akcizën e naftës për fermerët, gati ligji

4 Tetor 2020, 22:34Ekonomia TEMA

Qeveria i rikthehet premtimit për të reduktuar nga barra e taksave naftën që përdorin fermerët. Ministri Bledi Çuçi, gjatë intervistës për emisionin “E-Zonë”, në “Vizion Plus”, tha se nisma për të hequr akcizën e naftës do të konkretizohet  shumë shpejt.

Ne jemi duke punuar në këtë drejtim, por po bëjmë disa kalkulime për skemën që do të përdorim dhe shumë shpejt do të japim lajmin e mirë për të gjithë fermerët, të cilët do të lehtësohen nga barra e taksave të karburantit”, tha Çuçi.

“Do të përfitojnë të gjithë ata që punojnë tokën me makineri. Kjo kategori do të marrë çmimin e naftës të reduktuar. Nisma do të zbatohet në vitin e ardhshëm.”

Qeveritë ndër vite e kanë premtuar një masë të tillë, por nuk e kanë konkretizuar, për shkak të riskut që ajo mbart, në rritjen e informalitetit dhe abuzimit, duke bërë që nafta të mos përfundojë tek fermeri. Aktualisht, karburanti është zëri që mban një peshë të konsiderueshme në kostot e bujqësisë për shkak edhe të çmimit të lartë që shitet në tregin tonë.

 

4 komente në “Çuçi: Heqim akcizën e naftës për fermerët, gati ligji”

  1. Neri says:

    Po ata qe e kane shitur token per ndertime pa dokument noterial dhe kane ne xhep aktin e marrjen se tokes do te marin kete kompesim.

  2. Papi says:

    Hihuhaaaaa
    Mbas 7 vjetesh dhe prape thote vitin qe vjen dhe me sakte mbas zgjedhjeve
    Sidoqofte nuk eshte vetem akciza per tu hequr por edhe taksa per amortizimin e asfaltit
    Ju per intervista perdorni gomar jo gazetar qe nuk bejne pyetje por mbajne vetem mikrofonin
    Pa na thuaj z.minister cpune ka bujqesia me taksen e amortizit te asfaltit
    Cpune kane anijet e peshkimit me asfaltin?

    1. qeverria says:

      amortizimi i asfaltit eshte takse e detyrueshme vetem per ata qe kane traktor se te tjeret e bejne me deshire. meqe traktoristat paguajne siguracionin dhe takse automjeti kot, thame tju shtojme edhe nje takse tjeter meqe hedhin(ose jo) balte ne asfalt, se nuk kemi se rruge dytesore dhenuk ka dhe nuk kontrollohen derrat.

      Sa per anijet e peshkimit gjithe naten dalin e bejne xhiro neper rruge.

  3. A says:

    Ju lumte ju PS-ISTAVE hiqeni taksen e akcizes se naftes per fermeret, tani, dhe vendoseni perseri me date 26 PRILL 2020.
    Jani prej 7-te vitesh ne pushtet, ne pozite, ne qeveri dhe mjerisht nuk keni pasur kohe me e bere nje veprim te tille. Shyqyr qe ju ra ndermend nje veprim i tille tani, sepse nje fjale e urte popullore, thote: “Me mire vone, se kurre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje