Ambasada e SHBA: Parlamenti respektoi marrvëshjen e 5 qershorit por dështoi për konsesusin e gjerë për ndryshinet e reja

5 Tetor 2020, 17:29Politika TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përshëndetur votimin e Kodit të ri Zgjedhor në seancën e sotme parlamentare.

“Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë udhëheqësit e Shqipërisë – brenda dhe jashtë parlamentit – për t’u angazhuar me njëri tjetrin në mënyrë transparente dhe përfshirëse për çështje me rëndësi kombëtare.

Ky lloj angazhimi pozitiv prodhoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Nga ajo kohë, kemi bërë të qartë që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe se çfarëdo masash shtesë duhen shqyrtuar dhe miratuar në mënyrë të ngjashme transparente dhe përfshirëse në Këshillin Politik.

Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Kryesuese e radhës e OSBE-së.

Është detyrë e udhëheqësve të Shqipërisë – duke filluar por jo vetëm ata në pushtet – për të kërkuar nga vetja një standard më të lartë dhe për të siguruar lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme.

Këtë pritshmëri e kemi ashtu si populli shqiptar”, nënvizon ambasada e SHBA. (TemA)

14 komente në “Ambasada e SHBA: Parlamenti respektoi marrvëshjen e 5 qershorit por dështoi për konsesusin e gjerë për ndryshinet e reja”

  1. POPULLI says:

    E MORET PERGJIGJEN O JU TE KONSENSIT,SE NA CATE HAJDARIN

  2. Roberto says:

    Po ju te ambasades nuk u konsultuat me Ilir Meten?? Nuk e degjuat qe cirrej e perdridhej se kishte hall se mos i shkelej 5 Qershori?? A e dini ju qe per 5 Qershorin Ilir Meta ben te pa beren???te ha mune??? ?.

  3. USA says:

    Vetem Amerika eshte objektive per ngjarjet politike ne Shqiperi,kurse ne Europe,sidomos ne partine e CDU-se,ka segmente qe vazhdojne te mbeshtesin kriminelin Sali Berisha.Parlamenti eshte legjitim,prandaj shqiptaret ta gezojne kodin e ri zgjedhor,thot Amerika!

  4. uskania says:

    Le ta mbyllë HALENË Iliri.

  5. Nafia says:

    Mire e ka ambasada por deputeti i CDU-se i ka bere thirje hajdutit Meta te mos e dekretoj,faleminderit Amerike,se disa ne Europe akoma e kane mendjen te Saliu.

  6. shoku zenit says:

    USA bravo tani like muti me moniken te fillojne luten
    po ju vjen fundi
    llalezi te shpopullohet nga keta hajdut
    meta berisha ne litar

  7. kto i japin te drejten edhe Parlamentit por i perkedhelin edhe bythen Bandes se Terroristeve PD- LSI ??

  8. k says:

    Fshatari Meta nuk e ka kuptuar çfarë ka thënë ambasada.
    Presim tja përkthejë gazetari me famë botërore Peka (mender jush).

  9. Daja says:

    Ku eshte problemi mona !?

  10. vilson naci says:

    ky komenti i ambasades se SHBA per ndryshimet Kushtetuese qe miratoi Parlamenti eshte si ajo thenia popullore “cfar uji i ke dhene gomarit uje te ftohte apo te ngrohte” dhe ne te dy rastet atij qe kthen pergjigjen i shkulet veshi per pergjigje te gabuar.

  11. xhoxhi says:

    E kuptoni apo jo se çbëhet?USA është dakort me votimin sot në parlament dhe thotë nuk është shkelur 5 qershori por për shtesat nuk ranë dakort opozita dhe mazhoranca dhe votimi quhet komplet i drejtë.Pra ata që hidhen si këndeszi në maj të plehut duhet ta dinë se Rama me këta bashibozukë do jetë atje ku është dhe nuk e heqin dot vetëm po të iki vetë.Një tufë hajditësh e kriminelësh na dalin mbi ndërkombëtarët.Rama bie për 24 orë po doli Kim dhe thotë Rama ki kujdes se ike për lesh…Llapangjozët këtë votim e quajnë tragjedi të huajt i thonë Ramës:Bravo….

  12. Kume Peza says:

    Ja dhe vula. He, he.

  13. Shenjestra says:

    Pergjigje shume e sakte e ambasades Amerikane.Tani te gjithe duhet te punojne e te mendojn per zgjedhjet e 25 prillit dhe t’i len retorikat,akuzat e mbroçkullat.Bravo parlamenti qe miratoi reformen zgjedhore.

  14. Ariu says:

    Ju jeni loqe te gjithe! Te jesh proamerikan nuk do te thote te degjosh broçkullat e kesaj qe sdi nga e kane gjet! Kjo zonja qe thote se shtesat nuk jane ndryshime, nuk e di qe per nje shtese kati ne shqiperi ka mijera pallate me leje qe nuk jane legalizuar!
    Sigurisht qe shtesa eshte ndryshim moj zonje, eshte njesoj sikur ne balle te te shtojne dy bole, sigurisht qe do ndryshosh, sepse do ngjash si K*re!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje