Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha dhe “republikasit” e tij, pas miratimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor.
“Edi Rama mori “goditjen vdekjeprurese” te rradhes nga opozita! Tani s’ka as lista te hapura e as koalicione parazgjedhore! Se po tha Luli qe nuk ka Kod Zgjedhor pa koalicione dhe lista te hapura, eshte e sigurte qe do hiqeshin te dyja!”, shkruan Kulluri.
Sipas tij, “tani Republikasit e rinj duhet të turren tek komisioni Luli-Ruli për të kapur ndonjë vend nga fundi listës që të shajnë Lulin me liber shpie kur të cojë listën e servileve në KQZ!”
“Dhe pasi te humbi zgjedhjet, mos harroni te bertisni “fitore”! Nja dy xhiro rreth kryeministrisë, tre-kater dopio gaz lotsjelles dhe rreshtohuni tek shkallet e selise se PD te kendoni hymnin kombetar!”, shkruan me nota ironie Kulluri./
HALLAL O KULLURI