Kryetari i Partisë Demokratioke Lulzim Basha ka reaguar pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 97 vota pro Kodin e ri Zgjedhor.
Në një postim në twitter Basha shprehet se akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit.
Më tej kreu demokrat shprehet i bindur se asgjë nuk e shpëton dot Ramën nga humbja dhe ndëshkimi që e pret
“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit.
Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës.
Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët.
Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”– shkruan Basha. (TemA)
nuk te voton njeri ty o hajdut dhe vrases se ti je debil .Edi Rama ka 7 vjet qe tall karin me ty dhe keshtu do beje dhe per 8 vjet te tjera