Rama ngre akuzën e rëndë ndaj Metës: Subjekte të OFL takohen skutave nga i pari i vendit (dyshime se kreu i OFL i jepte Metes listen e te dyshuarve)

5 Tetor 2020, 13:08Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ngritur akuza të forta në adresë të presidentit Ilir Meta.

Shefi i qeverisë ka akuzuar kreun e shtetit se kontakton në rethina subjekte të hetuata nga Operacioni Forca e Ligjit.

“Ilir Meta del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL-së por nuk i shkon me PS-në dhe popullin shqiptar”, tha Rama duke shtuar se:

“Ua kamë thënë opozitës dhe po ua them dhe ju. Nuk merrni vota u as me lista të hapura e as të shqyera se ju e dini popullin budalla, për aq kohë ju s’keni shans që të konkurroni PS.

Listat janë të hapura, nuk kemi shpikur asnjë model, Do rrëzojmë një shpikje, që është karteli i partive me koalicione, ku votat i merr njëri dhe ia kalon tjetri pa pikë turpi dhe kushto që hyn  në listë mund të zgjidhet, por duhet të marrë votat.

Patjetër që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD, as një furgon i shpikur KCK dhe as një tren mallrash si kartelet e koalicioneve të PD, është një familje politike ku ka rregulla dhe ka të drejtë që të rendisë skuadrën e vet, nga portieri te sulmuesi bashkë me rezerva dhe cdo rezervë që merr votat futet në fushë, shumë e thjeshtë. SHPK për të lëshuar deri në viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka.

T’i harroj Ilir Meta, që del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OLF, po nuk i shkon e PS dhe popullin shqiptar”, tha Rama.

Skandali vjen pas shkarkimit të kreut të OFL-së i cili u përgjua nga ndërkombëtarët se ka dekonspiruar listën e Operacionit Forca e Ligjit.

Nga ana tjetër, pati zëra se ai ja ka dhënë këtë listë Ilir Metës i cili i kontakton dhe u jep siguri që do të bëhet ministër i Brendeshem nëse vjen në pushtet.

Lidhur me këtë, zë vend edhe indiciet mediatike nga ana e tij për dorhëqje dhe pretendimin e postit të ministrit të Brendshëm.

Le të kujtojmë që këtë fubdjavë Meta është parë në klubet e Durrësit dhe Shijakut me personazhe afër OFL-së. (TemA)

12 komente në “Rama ngre akuzën e rëndë ndaj Metës: Subjekte të OFL takohen skutave nga i pari i vendit (dyshime se kreu i OFL i jepte Metes listen e te dyshuarve)”

  1. Ujku Plak says:

    Cfar plehre eshte Likja e dime shume mire . Cfar do lloi epiteti negative ti veshe Likes i shkon atij dhe atyre qe e rrethoin dhe e mbeshtesin ate ,por kur e shan ti o kallam shurre kjo nuk shkon se je ti ai qe bere koalicuon me Liken , e bere Presidente ate rq dhe ngrite nje komision sa per sy e faqe dhe asnje mase nuk moret. Turpe dhe keqe ardhje per Popullin Shqipetare qe e katandiset ne kete gjendje te mjeruar.

    1. KUJTIM says:

      President pe LESHI
      Pse e lejoni te bej cte doj
      Denoncojeni
      Ka DREJTESI

  2. Prof Dr. Kalec Dega says:

    Ku eshte sekreti ketu, shteti eshte i kapur nga te gjithe keta qe predikojne ndryshe perfshi edhe Gjigandin e Surrelit.
    =
    Vetingu i Leshit
    SPAKU i Rucit

    e ne tani
    OFL e Metes, lol!
    =
    Ky nuk eshte problem OFL-je por i deshtimit te drejtesise se pamvarur dhe ligjshmerise ne Albanistan.

    1. Prof . hajdar Kalac kari me gunga says:

      Sa bole qe je , kujton se shkruan cudira ,dh zgjuarsira , sdo shume mend robi te kuptoj qe je nje kar me gunga ……….

  3. Toni says:

    Por qfare prisni ju nga nje hajdute te rrespetoje shteti dhe ligjin

  4. Hajduti shan hajdutin , hajdut.... says:

    Cne presidenti me i mire i te gjitha koherave te jete pale me krimin ?! Pastaj te pish nje kafe nuk do te thote se ben pazare me ta. Edhe Olsi Rama shqepet me kafe me Xenin e Saliut, por eshte i ndershem, apo jo ?!

    1. sancho panca says:

      Ku ke pare ti Olsi Ramen me Xenin ama.
      Olsi me Armine dhe ben vaki, por me Xenin :), jo!

  5. Tori says:

    Me fal po kush e krijoi OFL-en Presidenti apo Rama ? !

  6. Jo realisti says:

    Pr.dr. KD…..
    Ndoshta je karagjos se per analiz politike dhe politikanesh nuk ke serozitet.
    Kaq e thjesht me duket….

  7. aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Zoti kryeminister,justifiko besimine votuesve te tu dhe te gjithe shqiptareve te ndershem:
    Drejtohu organeve kompetente,ashtu si do vepronte c’do kryeminister tjeter ne
    nje vend normal.
    Gjithcka tjeter do vinte era ngjala

  8. ⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️

  9. Viron Xhavara says:

    Zoti Mero.Nje familje emigrante nga Nigeria ka hapur nje proces gjyqesore ne Itali per aresye se jane keq trajtuar ne mes te detit nga italianet gjate kohes qe gjendeshin ne anijen e tyre me te cilen po lundronin,pra eshte e pa nevojshme te zgjatemi me teper.Vetem dje ,shkrim i cili eshte botuar ne gazeten tuaj,gjate nje seance te procesit gjyqesore qe zhvillohet ne Itali ,shteti Nigerian ka detyruar gjykaten italiane qe te therase si deshmimtare edhe ish ministrin e brendshem italian,Salvini,pra per keqtrajtim ne mes te detit te shtetasve te vete,por doja te thoshja ,a ndihesh i fyer ti zoti Mero qe Qeveria shqiptare ka ndihmuar autoritetet italiane ne fallsifikimin e procesit gjyqesor per 120 Shqiptaret e Masakruar me 28 mars 1997 ne Kanalin Otrantos,ne ujerat shqiptare dhe ato nderkombetare,a nuk e kupton zoti Mero qe me kete rast te paster me ze dhe me figure ,Shqiperia dhe shqiptaret gjenden ne nje kurth te temershem nga gangstere dhe suportohen forte edhe nga shtypi shqiptare?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje