Ku janë heronjtë e ligjit antishpifje?

5 Tetor 2020, 12:41Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Siç e thoshte me të drejtë M. Baze në editorialin e tij, ai dhe gazeta «Tema» nuk kanë nevojë të mbrohen nga askush (shih : «Përse nuk duam të na mbrojë askush nga Ilir Meta»). Pse ? Sepse të të sulmojë Ilir Meta është shenja e sigurtë që ti je gazetar me integritet, se nuk je hajdut, nuk bashkëpunon me mafien dhe krimin në këtë vend dhe se je në anën e duhur të opinionit publik.

Më kujtohet se e njëjta situatë ndodhte andej nga vitet 1992 kur mes kolegësh të reshtuar në atë kohë në krahun e PD-së thoshim se po të të shante «ZP»-ja ishe në rregull, sepse të mbroje sistemin e përmbysur socialist dhe diktaturën shqiptare në atë kohë ishte një barrë e rëndë.

Mirëpo sot kemi një realitet krejt tjetër dhe heronjtë e demokracisë apo ata që u vunë në ballë të lëvizjeve apo të forcave politike që shenjuan gjithë këta vite tranzicion, në të shumtën e herës janë bërë problemi i demokracisë. Çifti ekzemplar që shenjon deformimin e demokracisë shqiptare, kalbëzimin e saj, krimin, vrasjen, vjedhjen, abuzimin me pushtetin, vrasjen e ëndrrës për një jetë më të mirë apo për ta bërë «Shqipërinë si Europa» janë çifti Berisha- Meta. Kjo dyshe që tani në fund është bashkuar edhe në vendin e rehatisë e të pushimeve, në Gjirin e Lalsit, simbolizon anën e errët të demokracisë shqiptare. Rekordet e tyre kriminale janë përmendur disa herë dhe këtu nuk është rasti të përmenden përsëri. Ajo që të lë pa mend është një gjë tjetër : reagimi i medies dhe gazetarëve ndaj kësaj të keqeje dhe ndaj këtij çifti. Unë i mirëkuptoj të gjithë gazetarët e reshtuar në kampet politike respektive, pra ata që punojnë për PD-në dhe ata që punojnë për LSI-në. Nuk është në kodin e tyre dhe në etikën, gjithashtu, që të mbajnë qëndrim ndaj krimeve që kanë kryer shefat e tyre. Nëse dikush e bën ai largohet me vetëdije nga ajo forcë politike dhe e vë veten në dispozicion të lirisë vetjake. I mirëkuptoj, gjithashtu, edhe ata gazetarë që sot janë reshtuar me Berishën, Metën e Lulin sepse urrejnë Edi Ramën.

Secili është i lirë të ndryshojë bindjet dhe opinionin e tij. Askush nuk e ka monopolin e së vërtetës. Por nuk mund të kuptoj ato organizata që ndërtohen si bashkim individësh me opinione të lira dhe të paanshme, siç ishte rasti i deklaratave dhe prononcimeve shpesh të egra për atë që u quajt ligji « antishpifje », të cilat në rastin e sulmit kriminal që Presidenti i Republikës i bën një medieje heshtën. Ndërkohë që nuk munguan ta quajnë Edi Ramën Lukashenko apo diktator vetëm pse bëri një ligj ashtu siç e kishin hartuar edhe disa vende të tjera. Personalisht atë projketligj e kam kundërshtuar por jo për ato arsye që e kanë kundërshtuar ata gazetarë dhe ato organizata që nuk kanë integritet dhe moral që të ngrihen mbi pasionet e tyre të errëta që i bëjnë palë edhe me djallin vetëm të sulmojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Këto organizata më kanë dërguar edhe mua një deklaratë dhe ja cilat janë :  BIRN Albania, Civil Rights Defenders, Citizens Channel, Faktoje, Grupi Shqiptar për të drejtat e njeriut, Këshilli Shqiptar i Medias, Komiteti shqiptar i Helsinkit, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, New Media Network, Qendra Res Publica, Qendra Shqiptare MediaLook, Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, Shoqata e Gazetarëve Europianë të Shqipërisë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Më duket vetë njëra prej tyre ka reaguar « Shoqata e gazetarëve europianë të Shqipërisë ». Kur ishte rasti i projektligjit të qeverisë për paketën « antishpifje » nuk kishte ekran televizori që mos të shihje ndonjë nga këta përfaqësues duke bërë deklarat të bujshme se po shkelet kjo e po shkelet ajo. Ai projektligj natyrisht që ka defekte, por krimi në median shqiptare nuk vjen nga ai projkelitgj. Këta zotërinj që shqetësohen për nismat e qeverisë bëjnë mirë, sepse askush nuk është dorëjashtë nga dëshira për të futur hundët më media.

Por të heshtësh kur prsidenti i vendit sulmon medien më të madhe në vend dhe një nga gazetarët më të mirë të vendit, më së paku kjo është mungesë e thellë integriteti moral e profesional dhe më së shumti është një shfaqje e shëmtuar e aleancës së zezë që po realizohet në Shqipëri mes gjithë atyre që e ndiejnë veten të përjashtuar nga përfillja e Ramës dhe të bërë bashkë me Metën e Berishën në krye nuk lënë gur pa lëvizur dhe aleancë pë ndërtuar që të shfryjnë zemërin e tyre përballë një kryeministri që nuk i përfill dhe që nuk bën aleancë me ta. Të mësuar të jenë shtojca të çdo qeverie, kjo aleancë duket se ka gjetur shpresën te dyshja Meta- Berisha që të paraqesë Shqipërinë me ngjyra të errëta, ndërkohë që kur errësira që çliron Meta dhe Berisha mbi këtë vend atyre u duket si një dritë që do tu tregojë rrugën drejt aleancës me pushtetin që për fatin e tyre të keq nuk do t’u vijë kurrë. Ndaj ka të drejtë Mero Baze kur shkruan në editorialin e tij se nuk ka nevojë të mbrohet nga askush. Të paktën nga « heronjtë » që u afirmuan në luftën kundër ligjit antishpifje, jo.

19 komente në “Ku janë heronjtë e ligjit antishpifje?”

    1. KUJTIM says:

      Shume burk
      Jan deshtuar bashk qe VETEM te SHAJN VETEM te NXIJN cdo gje
      RAMA BURE SHTETI po ben DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter
      POPULLI duhet te Zgjohet
      Mos HARONI kush jan
      VETEM vota SHKATEROIN CEO te KEQE
      Nuk BEHET SHQIPERIA me LIKE floririn, Berishen, Luli ADOLESHENT MONA GOJ BYTHA
      Mendou mir o POPULL kur te JAPESH VOTEN
      Mendoni per SHQIPERIN jo per partin

      1. Mal Cori says:

        Dhe ja qe eshte e vertete ajo qe thone organizatat nderkombetare qe media dhe organizatat ne mbrojtje te fjales te lire ne Shqiperi, jane te kapura nga pushteti. Sepse edhe Presidenti eshte pushtet.

  1. Salbeu says:

    Këto organizata janë mbushur me bythqira dhe paguhen nga lekët e kriminelëve dhe hajdutëve. Imagjnoni sa i ulët je si njeri kur mbron një kriminel dhe hajdut si Ilir Meta.

    1. Ndroqi says:

      Po ca thu o Ilir, po pse pret reagim nga kazani mediatik ti,ata jane mesuar me perfillje dhe perfitime pushteti, por Edi Rama as ka pjerdhur dhe as pjerdh per ato shushunja.Artikulli eshe brilant, Fevzinjt, Qimet e Pekes, Eni i Vasilit dhe gjithe fevzinjt e gazetarise, si nje fare Abilekaj, etj le te ushqehen me dy kermat Berisha-Meta.

  2. Martin says:

    Shkrim model!

  3. KUJTIM says:

    Shume burk
    Jan deshtuar bashk qe VETEM te SHAJN VETEM te NXIJN cdo gje
    RAMA BURE SHTETI po ben DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter
    POPULLI duhet te Zgjohet
    Mos HARONI kush jan
    VETEM vota SHKATEROIN CDO te KEQE ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
    Nuk BEHET SHQIPERIA me LIKE floririn, Berishen, Luli ADOLESHENT MONA GOJ BYTHA
    Mendou mir o POPULL kur te JAPESH VOTEN
    Mendoni per SHQIPERIN jo per partin ,,,,,,,,,,,,,

  4. Tori says:

    O Kujtim ti s’di as te shkruash dhe na i perserit nga dy here komentet.

  5. Nikolini says:

    Po ku eshte Andi Bushati ,Fatos Lubonaj ,Armando Shullaku,Arture Zheni ,Blendi Fevziu Alfred Lela. A po Jane tuj prite kure ilir metes e sali berisha do ju hjellin ndonje kocke e mase andej dali dhe na japin mend dhe nga tregone se sa I keq eshte Rama kjo tregone se keta qe permenda e shume te tje Jane Duke I sherbye kriminelve e hadnutve qe kane vjedhur leket e shqiptarve dhe kjo gje te Ben dhe keta gazetar nje lloje si ata se edhe ju prifitoni prje tyre se ju nuk e Beni ket falaze turpe per ju. Nuke permenda Sokole Badhen se e dime qe ai eshte kunder ilir hajdutit

  6. Zylo says:

    Ej po mundohesh te mesosh Ilir Meten eshte fshatar aq e ka integritetin dhe nese nuk i kupton ndryshimet mundohet ti mbaje me presione,shantazhe dhe me force.I tille eshte mentaliteti i tij nese nuk ka mesuar per keto 30 vjet tani eshte koha te kthehet ne humbameno pasi cdo gje e re eshte nje makth per te dhe njerzit qe e rrethojne ate

  7. Ladi says:

    Lere popullin: se me kujton at historin ne monizem: ne emer te popullit: je i arrestuar?!… – lene popullin, ora eshte 02.00 mbas mesnate, populli eshte i gjithi ne gjum!! – ti me thuj kush t’ka çu anej nga blloku?!, kte me thuj?!…
    Keshtu qe ky popull do votoj sipas interesit te momentit: ashtu sic ka bere ne gjithe kta vite.
    Pshm: e ka bo Nard Ndoka shef kur ishte minister – ate do votoj.., ose e ka sjell ne ministri ne Tirane, Vangjel Dulja – ate do votoj.., ky eshte nje popull qerrata, apo ashtu si e mendojne dhe e besojne veten shqipot: te zgjuar shume…

  8. qazim says:

    Si gjithnje ne shkrimet e tua gjen mendimin,elokuencen,perballjen me te keqen dhe aspiraten per cka duam te kemi. Respekte,te ndjek me kenaqesi.

  9. Labi says:

    O zylo po ku msohet Ilir Meta mer rob,
    Iliri Fshatar i rendomte biles edhe shkollen e larte ne fshat e ka bere, jo si Edi, i bukur i gjate, edhe batutat i thote me gramatike, helbete i shkollum NTiron, pastaj i specializum ne Haward ,me tituj shkencore
    Doktor edhe Profesor, me nje fjale ska si behet burri me i mençur, bile kte e ka deklaruar edhe vete se ska nje te dyte si ai. Me sa di une as vete ENVERI nuk ja merr per shkollim ketij te gjatit.
    Prandaj o burra, edhe gra se per ju ka dale lakuriq tjetri, mos ta leshojme se na merr lumi po iku ai nga pushteti dhe zoti na ruajte vjen BASHA ,injorant komplet, me shkolle fshati si iliri e Sala qe sdine nga lidhet gomari e na marrin mqafe.
    Prandaj mblidhuni nga jeni e sjeni ta mbajme edhe nja 20 vjet tjera Edin me Gramozin, Taulantin e Spiropalin se mos na ikin po i leshuam ne e na i merr bota se fundja si tha ajo goca qe Edi çuditi edhe Parisin.

  10. Go west says:

    Perjashto pak botues e gazetare, nga te cilet do te veçoja Carlo-n dhe Meron, shumica e tyre jane vegla dhe ortake te mafies politike, asaj mafjeje qe ju ka grabitur gjitheçka shqiptareve.
    Edhe “gazetareve” mafia ka ditur dhe di t’jua nxjerri pjesen, prandaj ata kthejne koken menjane.
    Sot hajdutet jane grusht bashkuar kunder Temes.Edheme mire.
    -Perpara Tema! -ne te shfletojme rregullisht, mbase ky eshte fundi i tyre.

  11. Spiro says:

    Bravo Ilir!
    Je i mënçur dhe profesionist i zoti .Tē lexoj gjithmonë.

  12. vlora says:

    Z Ilir vertet mendon se mund te reagojne LUBONJA,BUSHATI,PEKA,BEJTJA,SHKULLAKU Etj Keta nuk e shofin gazetarin si misjon po si mjet fitimi.Shiko Lesin Berisha ja dogji gazeten dhe ky per hir te fitimit i lepihet.Keta gazetare jane ultra militante .Turpi i mbulofte

  13. qytetari says:

    Ajo qe duhet te vere ne alarm Perendimin eshte qe ne kete MUT vendi,mentalitet e errta qe vijne nga shekujt,cfrytezuar nga bandat shpellare te kryesuar,nga Sali-Meta,duke sulmuar dhe denatyruar me tej institucionet dhe kete vend,kane bere qe kjo vrime e zeze arnautase e krijuar prej tyre,ta prish keq balancen dhe duket ne menyre ireversible,ne favor te lulezimit te te gjitha veseve dhe krimeve me te mbrapeshta dhe shkaterrimit total te monumenteve tona njerzore te trashegimise europiane dhe Perendimore,duke risjelle dhe plantuar ate otomane-arabe,ne qelizen e ketij kombi.
    Dhe kryeveziri jone Rama,vazhdon te kete frike dhe sot e kesaj dite,qe ti mos i vere emrin e vertete gjithe kesaj baterdie.
    Dhe kur kryeveziri ndjehet i frikesuar karshi gjithe ketij shkaterrimi,si mund te mos trimerohen dhe jeniceret e hurit dhe litarit te grumbulluar ne organizatat e pafundme dhe te mbrojne lirine e lehjes(shpifjes) dhe te vrasin lirine e fjales.

  14. SULEJMANI says:

    Shume sakte.po duke pas parasysh nga vijne.jane keta qe jane.ky popull eshte aq imencem.sa keta ushkure i con atje ku kane vendin.keta ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje