Gazmend Paja i bashkohet PS-së, fushatë me Veliajn

5 Tetor 2020, 11:22Politika TEMA
Gazmend Paja i bashkohet PS-së, fushatë me Veliajn

Pas një sërë figurash nga arti, edhe aktori Gazmend Paja i është bashkuar PS-së, që tashmë ka nisur fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u shfaq në Farkë, në një takim të Erion Veliajt me socialistët, ku ka mbajtur edhe një fjalim.

“Dikush më pyeti dhe më tha se përse iu bashkove Erion Veliajt dhe shokëve të vet. 

Në fakt Jo, këta më janë bashkuar mua. Sepse unë dua një vend më të mirë, siguri më të madhe, dua të kem një vend të qetë ku të rris djalin tim. 

Kështu pra, kur vendosa që të kandidoj për Këshillin Bashkiak të Tiranës, mendoj që kam bërë një zgjedhje shumë të mirë, sepse më besoni, nuk ka ndjesi më të bukur se sa të kontribuosh konkretisht për transformimin e qytetit tënd. 

Unë jam njeri i punës, e besoj këtë dhe punoj fort. 

Ndaj duke besuar këtë e mbështes lali Erin bashkë me shokët e vet. Kam fatin ta njoh edhe nga afër se sa fort punon ai. 

Kështu që i jam mirënjohës për të gjitha ato që ka bërë për qytetin tonë”, u shpreh Gazmend Paja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje