Nga Nevila Perndoj
Si ekspert zgjedhjesh, Ilir Rusmali do të kishte kundërshtarin më të fortë në fushën e tij, Ilirjan Celibashin, në zgjedhjet parlamentare të 2001, lokalet 2003 dhe ato të vitit 2005.
Më pas rrugët për të dy ndahen. Rusmali u zgjodh anëtar kryesie, deputet, zv-kryeministër dhe ministër i kabinetit Berisha, Celibashi hap një zyrë avokatore.
Rusmali dha dorëheqjen për një implikim të diskutueshëm të vëllait të tij në një aferë, rriti kundërshtitë me Sali Berishën për një sërë projektligjesh, që qeveria e tij sillte në komisionin e drejtuar nga vetë ai, për të shkuar në ndarjen e pakthyeshme, largimin nga PD-ja, fillimisht duke u lënë de facto jashtë mandatit për deputet (i 17-ti në listën e PD-së për Tiranën) zgjedhjet e 2013-ës.
Rusmali iku, ndërsa Celibashi iu fut politikës duke u zgjedhur deputet dhe më pas ministër…
…Rrugët e tyre u bashkuan sërish ditën e fundit të depozitimit të emrave për kryekomisioner zgjedhjesh. Ilir Rusmali e kishte marrë vendimin më herët.
Ai nuk vinte si propozim i PD-së. Si ekspert i jashtëm në komisionin për reformën zgjedhore, Rusmali, për ironinë e fatit, u propozua nga PS-ja madje nga vetë kryeministri Edi Rama. Fundja, vetë Rama si mjeshtër i këtyre lojërave në politike do të kishte një alibi të fortë për t’i thënë nesër PD-së se, “ja zgjodha njeriun tuaj”. Por e vërteta qëndron ndryshe.
Ilir Rusmalin me Partinë Demokratike e lidhën plot 13 vite të shkuara tashmë. Me heqjen e emrit të tij nga listat për deputet, me kërkesë të Sali Berishës (për kontradita edhe më të thella mes tyre), Rusmali nuk u pa më si “njeriu i partisë”. Miku i tij, analisti Mero Baze, dikur njeriu më i afërt edhe i Sali Berishës, kujton në një postim në faqen e tij Facebook pas skualifikimit se “Ilir Rusmali, ish zëvendëskryeministër i PD nuk firmosi kontratën e Gërdecit” dhe se pikërisht Gërdeci, sipas tij, është vije e kuqe për këdo që e shkel, edhe sot
Dikur ish-bashkëpunëtor i ngushtë, Ilir Rusmali e kuptoi herët se armiqësia e tij me Sali Berishën do të reflektohej shumë shpejt edhe tek njerëzit që pasuan brezat në PD. Rusmali (me vullnetin e tij) mbylli shumë rruge edhe me kryetarin e ri të PD-së, Lulzim Basha, edhe pse nga ky i fundit fillimisht pati disa sinjale formale.
Ilir Rusmali pranoi të futej si propozim i PS-së në garën për kryekomisioner, duke e vënë PD-në para faktit të kryer. Kalin e betejës nuk e merr PD, por LSI-ja me një aksion të ashpër politik për të mos kaluar emrin e tij.
Në negociata jo zyrtare, PS dorëzohet dhe në moment të fundit fut emrin e Ilirjan Celibashit.
Por Rusmali jo. Vijon garën edhe për një tjetër detyre atë të KAS-it sërish i propozuar nga PS. Sërish i kontestuar nga LSI-ja, (pra Ilir Meta) për të mos shkuar më tutje se kush qëndron pas tij.
PD më në fund vihet para faktit të kryer në listë. Duhet të zgjedhë mes atij “tradhtarit” që logonte në emër të PS-së me disa hesape të pambyllura dhe të pasqaruara publikisht me Sali Berishën apo Ilirjan Celibashit. Njeriut për të cilin opozita e Sali Berishës ka thënë një mijë e një të zezat, duke e akuzuar dikur si shkaktarin kryesor të prishjes së zgjedhjeve kur ishte në krye të KQZ-së.
Dilema nuk ishte e madhe. PD e dorëzoi lehtë emrin e Rusmalit. Sepse ai nuk ishte njeri i tyre prej kohësh. Ashtu siç nuk u pa i tillë qyshe se u spostua nga Sali Berisha para zgjedhjeve të 2013-ës.
Vendimi për të ishte i ftohtë. I pakthyeshëm. I vështirë ndofta vetëm për Oerd Bylykbashin dikur bashkëpunëtor të ngushtë në zgjedhje dhe në beteja politike të së djathtës, për të përcjellë vendimin politik të partisë se ai Ilir Rusmali vlen më pak se Ilirjan Celibashi.
Vetëm për një arsye. Se Rusmali mbi të gjitha i ka ndarë rrugët me ish-kryeministrin Sali Berisha i cili sa duket, kësaj here ka përdorur më shumë LSI sesa PD-në. Duke ia kursyer sikletin Bashës. Rolin e mori LSI. Të paktën publikisht.(SI)
Ilir muti Skraparit
Mafia punon gjithmon
E dashur Nevila! Jane te gjithe njelloj se i ka kastruar Saliu! Here sevile here inatcore dhe dinake naive, kjo eshte SHqiperia ,keta jane Shqiptaret! Te miret dhe trimat u vrane ne lufte,ata qe ngelen i vrau bac Enveri,pastaj Saliu dhe te tjeret iken nga syte e kembet neper Bote! Keta jane! Laj e thaj ne Diellapo plehra te riciklueshme! Jemi me te varferit ne Ballkan dhe keshtu do te mbetemi per shume kohe!
Zgjedhja e duhur. 1000 here me mire nje kundershtar se nje i shitur. Rusmalin e dogji pazari me Ramen dhe jo mardhenia me Berishen.
PD’ja eshte letra higjenike e klanit te viçidolit!
E ku jane te pathenat ke ky artikull qe vjen si kofini pas te vjelit. Kur ka 2 dite qe Mero baze ka shkruar editorialin e tij. Se perseritja nuk eshte vetem nena e dijes, por dhe e merzise, e humbjes se kohes, etj etj.
Po a nuk ishte Rusmajli qe i doli krah Rames per “reformen zgjedhore” duke ju kundervene keshtu vete PD-se
E ku qenka çudia ketu?
Çfare prisnit ju te temes qe paskesaj PD-ja ti varte Kemboren Rulsmajlit??
Mos tollovisni llumin kot.
Rusmajli nuk e kishte vendin ne PD si shume te tjere ish komuniste e spiune. Rusmajli dha doreheqjen kur ishte minister i drejtsise, per arsue se i vellai i tij i beri presion drejtorit te burgjeve ne ate kohe, Sajmir Shehrit, per te marre nje tender pa gara. Sajmiri e incizoi gjithe biseden me kercenime dhe pasi ia dorezoi regjiatrimin Sali Berishes, i kerkoi Berishes doreheqje, duke i thene se nuk punohet me nje administrate qe punon me bakshishr e presione. Per kete arsye, Berisha i kerkoi edhe Rusmajlit qe te jape doreheqjen. Kjo eshte e verteta e te “ mencurit” Rusmajlit, te PD ne ate kohe.
Tani, PS po e riciklon spiunin Rusmajli.
Kjo eshte klasa drejtuse e Shqiperise, prandaj edhe ne po ia hame koken njeri tjetrit
Te gjithe servilet e nenshtruar te tiraneve! Mut te gjithe prej berishes tek rama e keta dy , bashke me mero bazeN