Armenia bombardon qytetin e dytë më të madh në Azerbajxhan

5 Tetor 2020, 09:20Politika TEMA
Armenia bombardon qytetin e dytë më të madh në Azerbajxhan

Qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, Ganja, është bombarduar sot nga forcat armene. Sipas ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit një civil ka mbetur i vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një raketë e hedhur nga forcat armene.

Nga ana tjetër Armenia ka mohuar se e ka sulmuar vendin fqinj, por lideri i rajonit Nagorno-Karabak që është kontrolluar nga nga armenët brenda territorit të Azerbajxhanit tha se forcat e tij e kanë vënë në shënjestër këtë qytet.

Por edhe pse bilanci paraprak tregon për pak viktima, ekziston frika se numri i atryeqë kanë humbur jetën mund të jetë më i madh.

Ndërkohë ushtria e Azerbajxhanit thotë se forcat e saj kanë rimarrë kontrollin e shtatë fshatrave që të Dielën e kaluar. Nga ana tjetër Armenia tha se ishte “e gatshme të angazhohej me ndërmjetësues nga Franca, Rusia dhe SHBA në përpjekje për të rënë dakord për një armëpushim”.

Azerbajxhani, i cili mbështetet hapur nga Turqia, ka kërkuar tërheqjen e trupave armene nga Nago-Karabaku dhe më pas mund ulen në dialog.

Lufta mes dy vendeve ka më shumë se një javë që po vijon dhe sulmet po ashpërsohen shumë duke rritur dita ditës numrin e viktimave.

2 komente në “Armenia bombardon qytetin e dytë më të madh në Azerbajxhan”

  1. rexha 10 says:

    EDHE PSE JANE NE LUFTE KETA 2 SHTETE,CUDIJA ME E MADHE ESHTE SE PERFAQESUESIT E SHTETIT QE E NISEN KETE LUFTE NUKE E BESOJNE AKOMA QE PO VRITEN NJERZE. C’FARE ESHTE KJO POLITIKE INTERESI NE KETE MYNYRE?????????????
    MBASI FILLOI LUFTEN ,TANI PO THOTE QE HAJDE TE NDALOJME KETE LUFTE QE NISEM PA SHKAKE. PSE PIKRISHTE MASI MARRIN JETE NJERZISH ,KETA POLITIKAN BEJNE THIRRJE PER NDALIMIN E LUFTRAVE?
    PSE MBASE SHKATERRIMIT TE VENDIT , KERKOJNE QE TE ULEN E TE BEJNE PAQE. .KETA POLITIKA SE KANE AKOMA TE QARTE SE VETEM LUFTA NUKE SJELLE GJE ,PORE VETEM HUMBJE JETE ,DHE SHKATTRRIM TOTALE TE VENDIT??????????
    QE BOTA TE SHKOJE DREJTE PAQES ,DUHET QE ASNJE POLITIKAN QE DREJTOJNE SHTETET E NDRYSHME DUHET TE JENE GJITHMONE NE FAVORE TE PAQES,NE TE KUNDERTEN DO TE KETE LUFTRA GJATE GJITHE KOHEVE .

  2. Supreme Fyrher says:

    Armenia po e humb luften keqazi.

    Azezbaxhani te mos pranoje negociata per paqe sa te fitoje luften.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje