Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Teodor Blushi, është rasti më tipik, se si një njeri në një vend si ky yni, mund të merret peng për “bukën e gojës”.
Me siguri, në vitet në vijim, emri i tij do të jetë një nga shembujt për studentët e gazetarisë, se si keqpërdoret një zëdhënës, të cilit i vendosin emrin në deklaratat e shpërndara për hall të presidentit, ku ka veç sulme, fyerje dhe shantazhe.
Deri më sot, rasti i tij është i paprecedent, se si një zëdhënës mund të përdoret si zagar sulmues për të kafshuar të gjithë ata që kritikojnë presidentin.
S’ka asnjë rast në Shqipëri apo kudo, që zëdhënësi të përdoret në këtë mënyrë.
I ardhur në Tiranë nga Korçë 15 vite e kusur më parë, Teodor Blushi studio për gazetari.
Pas përfundimit të studimeve, filloi punë si gazetar nën hijen e Blushëve të famshëm dhe gjatë gjithë karrierës së tij, që tashmë ka marrë fund, do të mbahet mend vetëm për intervistat që i merrte Myslim Pashajt, pas denoncimit të këtij të fundit për faljen e detit Greqisë nga ana e Berishës, Bashës e Metës.
Dy vjet më parë, Blushi mbeti pa punë, pasi e pushuan atje ku ishte, për paaftësi.
Dhe të mbetesh pa punë në Shqipëri, kur jeton vetëm me rrogë, është një dramë e madhe.
Në mënyrë të papritur, atë e merr Ilir Meta si zëdhënës të vet, që si zakonisht, shfaqet si babaxhan dhe iu jep një dorë njerëzve që kanë hall.
Por, jo pa qëllim, pasi Ilir Meta sa i mirë është me njerëzit që ka pranë, aq i pamëshirshëm është me përdorimin e tyre.
Pikërisht kjo gjë ndodhi me Blushin.
Ilir Meta ndodhej në një moment të vështirë për të, pasi kishte nisur një luftë të ashpër kundër ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri, për shkak të reformës në drejtësi.
Dhe Blushi i duhej, për t’i vënë emrin e tij, një fushate shantazhesh ndaj ambasadorëve.
Kujtojmë këtu rastin e shantazhit ndaj ambasadorit të BE-së, të cilit, Blushi shkruante ne FB-në e tij-duhet theksuar se gjithë sulmet, akuzat dhe shantazhet ndaj armiqve të Metës, publikohen pikërisht në faqen personale të blushit në FB, pra si sulme personale të tij, jo të Metës- se do t’i nxirrnin një video intime.
Blushi publikoi lajmin shantazhues, ndërsa mediat pranë LSI-së pastaj vijuan lojën, duke nxjerrë dhe emrin e një zv.ministreje, të cilën aludonin se e kishin kapur me ambasadorin e BE-së.
Meta natyrisht u distancua nga ky shantazh mafioz, duke pretenduar se Blushi e kishte bërë atë postim me kokë të vet.
Gjë që natyrisht nuk ishte e vërtetë.
Sulmet e Blushit, kuptohet të Metës, por me emrin e Blushit, vijuan për një kohë të gjatë, dhe tashmë ai konsiderohet si “qeni zagar” i Metës, që “kafshon” këdo me të cilin Meta zemërohet.
Tani kushdo mund të pyesë si mund të arrijë një njeri të keqpërdoret në këtë mënyrë?
Në fakt, Teodor Blushi nuk ka asnjë faj.
Ai i shkreti është viktimë e mafies presidenciale, që e gjeti në një moment të vështirë dhe e bëri skllav të Ilir Metës, që do t’i shërbejë atij gjithë jetën, pasi me sulmet ndaj çdo njeriu të mundshëm që ka bërë gjatë këtyre dy viteve, ia ka mbyllur vetes portat e karrierës dhe një pune tjetër.
Meta natyrisht që do e ketë shpërblyer mirë, por a ia vlen ky çmim për të humbur çdo vlerë njerëzore dhe të denigrohesh në këtë farë mënyre?!
Kushedi ç’mendon Blushi, por tashmë për të nuk ka zgjidhje tjetër.
Ai është një njeri i marrë peng, që nuk mendon dhe vepron dot me kokë të vet.
Thjesht i ka mbetur emri, që ia përdorin kur dhe si të duan.
(TemA)
Teodor Blushi, hale alla turka, e bythës së metës…
Pra , nje shkrim tjeter tendencioz dhe hakmarres kundra Floririt te Rames……per te demaskuar kete hajdut, mafjoz dhe shtangist Cepani….
=
Edhe pse nje jave me pare, para se Mero te pickohej, kishim te njejtin relaitet, TemA nuk u kujtua por na servirte pemet qe mbillte Lali Eri DHE ngjalat qe do te kapi Kim.
=
Prandaj jam i interesuar cfare ndryshoi nga nje jave me pare?..LOL!
Tamam po sillet si zagar.Po kur ta leshoje Meta si do justifikohet?
Pervec se i paafte eshte nje injorant total, 0 gjuhe te huaja, 0 aftesi si Meta ne fakt.Meta i perdor emrin, se zdh i vertet eshte Emiljano qe ka vite.
GJITHMONE E KEQJA NDAJE NJERZEVE KA QENE ,ESHTE ,E DO TE JETE. AJO NUKE NDALET KURRE.QE TE NDALOSHE TE KEQEN ,DUHET QE TE NDALOSHE NJERZIT QE JANE MESUAR TE BEJNE VETEM KEQE.PRANDAJ KETA MOSTRA ,QE PER FATE TE KEQE TE ATIJE VENDI ,JANE NE POZITAT ME TE LARTA TE ATIJE VENDI.DUHET QE TI RRASESH MBRENDA NE BURGE.PA NDALIMIN E KETYRE MASKARENJEVE ,ESHTE E VESHTIRE QE AI VENDE TE BEJE HAPA PERPARA.TE TILLE NJERZE PERDREQE GJENDEN SHUME NE ATE VENDE.ME PAKE FJALE ATE VENDE E KA SUNDUAR GJITHMONE E KEQJA.
Figuren e ketij sherbetori te zelleshem te mafies Presienciale e sqaroi me se miri i madhi Baze ku ne nje takim me Toto Liken dikur ne nje kohe ,ku u permend emri i T.Blushin ,Toto Likja si gjithnje i pabese e i paburreri iu pergjigj Meros:Po çmerresh me Tedin ai eshte budalla ,vella ndaj te nderojme teme.Me siguri aso kohe Ilir M….. ishte i dashuruar me Andi Bejtjen qe sa here qe eshte i pire(ai eshte gjithnje) fjalen e dyte e ka “he vella”,ça ben vella,po pse or vella!
Atehere po shihni me syte e tuaj figuren tipike te gazetarit langarq shqiptar. si ky Tedi eshte 90 perqind e gazetareve qe mezi presin te gjejne nje bythe per te lepire, per te sherbyer. Ky Tedi e ka gjetur bythen e Metes dhe sic e shikoni e lepin mire e mire. Mos kujtoni se kjo u ben pershtypje 90 perqind te tjereve qe vec Fevziut Soniles, apo qim Pekes Andi Bejtes dhe Bushatit etj etj. jane stabilizuar ne bythet e Metes dhe te Berishes, madje ata jane nervoze me Ramen se si nuk ua nxjerr bythen qe ta lepinje shume prej ketyre. e kuptuat gjendjen e ketyre fshatareve te shumte qe zbarkuan ne tirane me endrren e madhe per tu bere pasanike? Ja Tedi Blushi eshte nje qe i perfaqeson denjesisht. Ligesia eshte motorri i ketyre kermave te shoqerise
Ana 15 vjet paska ne Tirane ky …epo nuk i vihet faj. Duhet te jetoj edhe 50 vjet qe te fitoje pavaresine. Berisha dhdcMeta e shkerdhyen fare kete shtet e mbushen me fshatate debila qe ti sherbenin sa me mire ketyre krimineleve. Urojme me gjithe zemer qe ne zgjedhjet e ardhshme shwiptaret te mos i jspin asnhe vote as lsi e as pd
Teodor Blushi èshtè shqiptar tipik, nga ata qè bota i mban nè kujtesè dhe i pèrdor si stereotip i babèzisè dhe rrumpallès, si shembull se pse shqiptarèt nuk meritojnè tè jenè pjesè e asnjè familjeje europiane.
Teodori, mund tè quhej edhe Flamur apo Haxhi, Taulant apo Ilir. Nuk èshtè emri, problemi ynè.
Sistemi kriminal politik qè kemi ne shqiptarèt tash 3 dekada, prodhon dhe kèrkon vetèm kurva, tè gjinive tè ndryshme.
Blushi, èshtè njè njeri pa dinjitet dhe baxhellè province, ashtu siç èshtè KODOSH e TUTOR ky kryeministèr qè i vuri kurorèn nè kokè, Ilir Metès, ndèrsa sot na qurravitet pèr pasojat.
Blushi, èshtè njè ushtar i vogèl i armadès sè gojoreve qè prodhon ky vènd sot. Nuk èshtè zgjidhje e problemit shqiptar, largimi i tij. Soji i Blushève, funksionon si ajo shprehja NJÈ BIE, QINDRA NGRIHEN, ndaj le tè mos kemi iluzione nè kètè pikè.
Ose SPAK funksionon dhe dèrgon nè banken e tè akuzuarve tutorèt e Blushève ose ky vènd, i bèn kot hije tokès dhe do tregohet me gisht si shtèpia publike e Monika çizmes.
Me siguri sipas ecurise se ngjarjeve Tedi Blushi do ta shoqeroje e do te jene shoke biruce ne burgun e Reçit me Ilir Floririn.
Tedin nuk e ka zgjedhur Meta, po Mona..
Qen pa dhembe ne goje.ai me shume duket ai badigart tarrallak sesa keshilltar