Këshilltari i Ilir Metës nën hetim në Itali, në Shqipëri bën analistin

5 Tetor 2020, 11:04Politika TEMA
Këshilltari i Ilir Metës nën hetim në Itali, në

Ilir Kulla me Ilir Meten

Këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla, është përfshirë në një skandal, që në çdo vend normal, minimumi do ishte shkarkuar nga presidenti, ndërsa drejtësia do të duhej të kishte nisur hetimet.

Tre vite më parë, ai është përfshirë në një tentativë për grusht shteti në Shqipëri, duke financuar një laj, sipas të cilit, në Shqipëri do të groposeshin mijëra kontenierë me mbetje toksike nga Italia.

Skandali është zbuluar nga mediet italiane, pasi një hetimi të Ministrisë së Brendshme, ndaj ish-senatorit italian, Sergio de Gregorio.

Ministria e Brendshme e Italisë ka zbardhur të gjithë hetimin e zhvilluar pas një lajmi të rremë që u publikua në Itali në vitin 2017, sipas të cilit, në Shqipëri kanë mbërritur 1300 kontenierë me mbetje toksike për t’u groposur në vendin tonë.

Lajm që u shpall edhe në çadrën e ngritur nga PD para Kryeministrisë.

Sipas shkresës që është hartuar nga Drejtoria e Policisë Kriminale të Italisë, tashmë është vërtetuar se gjithçka ishte një sajim që u krye në bashkëpunim të ish-senatorit italian, Sergio de Gregorio dhe mikut të tij shqiptar Ilir Kulla.

Në hetime thuhet se projekti që u zbatua nga Ilir Kulla, bëhej për llogari të Sali Berishës, ish-president gjatë revoltave të vitit 1997 dhe krizës së firmave piramidale dhe ndërkohë kryeministër në vitet 2005-2013.

Por, shkresa e Policisë Krimianle italiane, thekson se Kulla, edhe pse vepronte për llogari të Berishës, ishte në dispozicion të Ilir Metës (në atë kohë kryetar i Kuvendit dhe aleat i Ramës në qeveri) për të cilin shkresa thekson se ka qenë kryeministër nga vitet 1999-2002 dhe krijues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, “parti që bën pjesë edhe Kulla”, theksojnë dokumentet italiane.

Hetimi i policisë italiane bën të ditur se plani i Kullës dhe de Gregorios ishte që shkrimi të publikohej edhe në një gazetë në print, gazetën “Roma” që dilte në Napoli, faqja e parë e së cilës do të lexohej në pasqyrën e shtypit në televizionet kombëtare RAI dhe Mediaset.

Sipas hetimeve, duke ju referuar deklaratave të ish-senatorit De Gregorio për hetuesit, doli se qëllimi ishte që të sajonin një lajm ku të flisnin për një përfshirje të krimit të organizuar dhe qytetit të Napolit, meqënëse kishte famën e keqe në lidhje me çështjet e mbetjeve.

Me kërkesën e Kullës, u vendos që në lajmin e rremë të theksohet se ishin përfshirë elemente të krimit të organizuar në Itali dhe se po zhvilloheshin hetime nga Drejtoria Investigative Antimafia.

Më 4 mars “Pianeta Italia Neës” ka publikuar shkrimin: “Pakti për Plehrat”; hetime ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ku ishte vënë edhe emri i gjykatësit të indikuar nga Kulla që ishte Franco Roberti (në atë kohë kreu i Prokurorisë Kombëtare Antimafia).

Shkresa e Ministrisë së Brendshme Italiane thekson se lajmi megjithatë nuk u ndoq nga mediat e tjera kombëtare në Itali.

Pikërisht për këtë problem që nuk pati një ndjekje dhe përhapje të gjerë, Ministria e Brendshme italiane thekson se De Gregorio ka marrë vetëm një shumë për kompensim për “konsulencë” me premtimin se do të marrë shuma të tjera.

Çuditërisht, mediet në Shqipëri heshtin për këtë skandali, madje e ftojnë Ilir Kullën herë pas here edhe si analist

Ndërsa drejtësia, që thonë se është e kapur nga Rama, nuk ka bërë as gjestin më të vogël, për të nisur ndonjë hetim, sa për t’u dukur se punojnë.

Se kur është fjala për ndonjë hallexhi, e kalbin në burg, ndërsa këshilltarin e Ilir Metës, që paguan para të pista për një puç shteti për rrëzimin e Qeverisë, nuk denjojnë as ta thërrasin për të pyetur të paktën.

(TemA)

12 komente në “Këshilltari i Ilir Metës nën hetim në Itali, në Shqipëri bën analistin”

  1. Goni says:

    hajde se do ti vije rradhe edhe ketij mos u merzisni. Tradhtaret dhe plehrat e shqiperise nje dite heret apo vone do te vjellin nga hundet ate qe gatuan

    1. KUJTIM says:

      Ky PLERE duhet te ndiqet nga Drejtesia
      Cfar presin. I ligu po ben Qef
      Drejtesia Ben Seirxhiun

      1. Salbeu says:

        Kështu e do këlyshi i kurvës dhëmb për dhëmb. Nxirrjani bojën qelbësirës .

  2. Troposa says:

    Keta Jane bastarde.

  3. Al says:

    Ti mire e ke qe u bie Mero. Por mua me vjen ndot pse u bie tani qe tu cingeruan telat ty. Ju vazhdoni e hengshi kokat tuaja. Populli ishalla ka filluar te beje sehir me hienat e Shqiperise.

  4. D... says:

    Pakti per plerat…….. Kjo spjegon gjithecka

  5. Opinjonisti says:

    Nuk quhet ilir, por IKAPUR!

  6. Lida says:

    Dihet qe nje pjese e medias ( qe therrasin ne studio kete monster sherbetor te Ilir Floririt), ushqehen me parate e krimit te politikaneve Berisha e Meta.

    1. &&&& says:

      po ato media qe therrasin sherbetoret e Edi rames kush i paguan. taksat tona apo jo.
      ik or dreq nje mut jan te gjith. nag i pari tek i fundit.

  7. Velo says:

    Ky mostër duhet të ndiqet penalisht për veprën penale shpifje dhe mashtrim

  8. kastro says:

    Diku nha ora 16.00,5.19.Top chanal merte ne interviste keshilltarin e Likes,Kullen dhe e pyeste per luftimet ne Karabak…Mbase me pare e ka pyetur dhe per 1300 konteineret,ndryshe,Topi po luan pa top !Nje zyrtar qe ha leket tona,duhet te pergjigjet per perfshirjen e ketij pislleku antishqiptar !

  9. Askushi says:

    Surrat mut.rrace e fliqur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje