Meta “rreh” gjoksin para Xhaferoviç, i vë kushte Ramës: Para 25 prillit duhet të hapet ambasada në Sarajevë, pas kësaj date hapet patjeter

5 Tetor 2020, 12:06Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta nuk i ndahet datës 25 prill që përkon me datën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Presidenti ka deklaruar se qeveria përpara 25 Prillit duhet të hapë ambasadën shqiptare në Bosnje-Hercegovinë.

“Qeveria duhet ta hapë menjëherë para 25 prillit, se pas 25 prillit do të hapet patjetër”, theksoi Meta, duke nënkuptuar kështu edhe rotacionin e pushtetit.

Sipas tij, u bë gabim që u mbyll ambasada nga ana e qeverisë Rama në mandatin e parë, ndërkohë që “rreh” gjoksin para homologut boshnjak.

Ndërsa presidenti boshnjak në konferencën për shtyp të përbashkët në Tiranë u shpreh se “Jemi të hapur me aspiratat tona të përbashkëta.

Marrëdhëniet dypalëshe nëpërmjet dy vendeve tona janë shumë miqësore, por gjithashtu mund të bëhet më mirë.

Besoj se janë përdorur të gjitha mundësitë, sidomos në ato ekonomike. Bosnja Hercegovina është pa një ambasadë në Shqipëri e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë”.

“Ne presim që Republika e Shqipërisë të bëjë të njëjtën gjë për çështjen e ambasadave në Bosnje-Hercegovinë.

Është rënë dakord për një marrëveshje në bashkëpunimin ekonomik. Bosnje-Hercegovinë mbështet dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Xhaferoviç.

2 komente në “Meta “rreh” gjoksin para Xhaferoviç, i vë kushte Ramës: Para 25 prillit duhet të hapet ambasada në Sarajevë, pas kësaj date hapet patjeter”

  1. Agim says:

    Fantoci ka te drejt te firmos teshikohet ri shikohet jo ti ver kusht qeveris nuk egzistoin nga ky lloi fanatici.

  2. Muti Presuar Presidences
    na osht cfaq para pfff- ? boshnjakut,
    si Tarzani i pillit te Lalzit qe i rremben gjith kafshet e pyllit looool .
    A nuk paska mbaru ala Festa e Karnavales ne Presidenc ??????❕????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje